Gani Mehmetaj

 

Kinematografia në Kosovë në mes të ambicieve e (pa) mundësisë financiare 

 

Kinematografia e Kosovës në dhjetëvjetëshin e fundit veçohet me hapjene dukshme ndaj  bashkëprodhimeve e bashkëpunimeve ndërkombëtare, me pjesëmarrjen në festivale ndërkombëtare, me përpjekjet për të komunikuar me shikuesit e huaj. Ka më shumë se asnjëherë më parë kineastë të rinj, disa prej të cilëve janë premtues, me ambicie e kulturë filmi.Projektet kinematografike realizohen me buxhet të vogël, më të voglin në rajon, prandaj dramat urbane që janë në mes të filmit artistik e dramës televizive nuk janë të pakta, meqë nuk kërkojnë shpenzime të mëdha, bëhen me ekipe të vogla xhiruese e më pak aktorë. Llojet e filmave  (zhanret) janë nga më të ndryshmet:drama, komedi, filma psikologjik, filma aksioni etj. Filmat më të kushtueshëm kryesisht janë realizuar nga regjisorët e vjetër më një përvojë më të gjatë në film. Mjetet që jepen për kinematografi janë më të paktat nëGadishull.Të gjithë konkurrentetnë konkursin publik marrin nga pak, ndërsa asnjëri nuk është i kënaqur, sepse asnjëri nga producentët po nuk gjeti mbështetje tjetërnuk mund të përthekoj as gjysmën e shpenzimeve për projektin.

Kinematografia e Kosovës është kinematografi e vogël. Asnjëherë nuk është shquar për ndonjë prodhimtari të madhe, ndërsa ka bërë përpjekje të ngulmëta të dal nga izolimi rajonal dhe të komunikoj me botën. Disa nga këta filma kanë marr pjesë në qindra festivale ndërkombëtare, janë kthyer me çmime, megjithëse deri para ndonjë viti nuk pati stimulim apo buxhet të veçantë për pjesëmarrjen e filmave në festivale ndërkombëtare, kështu që kryesisht ishin producentët e regjisorët, apo ndonjë mbështetje ndërkombëtare  që i mbulonin shpenzimet.

Filmi dokumentar dhe ai i animuara sikur janë lënë anash, janë më të pakët se sa filmi artistik i gjatë dhe ai i shkurtër. Është e habitshme se si edhe brezi i ri ngurrojnë të kultivojnë filmin dokumentar e të animuar.

Filmat kryekëput i financon shteti- Ministria e Kulturës përmes Qendrës Kinematografike me konkurse publike, ndërsa televizionet nuk marrin pjesë as në mënyrë simbolike në financime, edhe pse kanë aq pak programe origjinale artistike.

Problem të veçantë për shfaqjen e filmave të shikuesit vendës paraqet mungesa e kinemave, sallat e vjetra mbi gjashtëdhjetëvjeçare. Gjatë fazës së privatizimit një pjesë e këtyre kinemave e kanë ndryshuar veprimtarinë kryesore, të tjerat janë një përzierje e pronës publike, pa mirëmbajtje të duhur dhe pa leje që të punojnë në parimin e ligjeve të tregut. Agjencia e privatizimi u rri mbi kokë, as nuk i privatizon, as nuk i lejon të punojnë të pavarura. Nga 33 kinematë e dikurshme, që shfaqnin rregullisht filma, dhe 20 kinemave shëtitëse, kanë mbetur katër- pesë kinema funksionale, ndërsa të tjerat shfaqin filma nga rasti në rast. Filmat artistik të vendit a bashkëprodhimetme shtetet e rajonit apo të Evropës Perëndimore nuk e kanë shikueshmërinë e dikurshme, sepse pjesa më e madhe e tyre gjatë fazës së privatizimit e kanë ndryshuar destinimin, ose nuk shfaqin filma fare.

Sistemi i kinemave multiplekse që ka filluar ta mbulojnë territorin e Kosovës është i natyrës së veçantë. Jo të gjithë filmat artistik të vendit shfaqen në te dhe jo të gjithë janë për këtë rrjet të kinemave. Sipas parimeve të ligjeve të tregut, asnjë film të ne nuk i mbulon shpenzimet me shfaqje në kinema. Ky problem është problem i kinematografivenë tërë Gadishullit Ballkanik, mirëpo të ne është më i shprehur se kudo tjetër. Televizionet qendrore e shfaqin me shumë ngurrim filmin e vendit, ose paguajnë aq paksa nuk e vlen të jepet leja për shfaqje, meqë mund ta dëmtojë pastaj shfaqjen në sistemin e portaleve me pagesë.

Në dhjetëvjetëshin e fundit dy herë janë bërë përpjekje të plotësohet e të ndryshohet Ligji për Kinematografi (2004), mirëpo interesat e ndryshme dhe mospajtimet në mes të kineastëvee zyrtarëve të shtetit kanë ndikuar që ligji të mos plotësohet.

Do të bëjmë një paraqitje telegrafike të filmave më karakteristikë të produksionit të Kosovës, që u shquan me qasjen ndryshe, me temat e tyre, specifikat e jetës urbane dhe me ngulmimin për identitet. Filmi “Babai”, sipas skenarit e regjisë së Visar Morinës (arsimiminfilmik e ka mbaruar në Gjermani),është ndër filmat më tëveçantë e më të suksesshëm në dhjetëvjetëshin e fundit, që u shfaq pos në festivale ndërkombëtare edhe në rrjetin e kinemave gjermane.Autori i ri Visar Morina përmes fatit të babait e të birit, paraqet atmosferën e dhunës e varfërinë e skajshme në Kosovë në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit XX. Në përpjekje për të ikur nga varfëria e nga dhuna policore, protagonistët e filmit nuk kalojnë më mirë as si refugjatë në Gjermani, përkundrazi zhgënjehen, pas shumë peripecive që përjetojnë.  Filmi “Babai” me dendësinë e emocioneve, kthesat e papritura e zymtësinë  e atmosferës s’të le të qetë, të mbanë pezull, ndërsa të nxitë në përsiatje edhe një kohë të gjatë pasi të kesh dal nga salla e kinemasë. Protagonistët Nori (në interpretim të vogëlushit Val Maloku), Gëzimi (babai Astrit Kabashi), kalojnë nëpër peripeci e trauma.”Babai” ka atmosferë të neorealizmit italian, të asaj fryme që të mbërthen në vaje e ta le shijen e hidhur të jetës së rëndë, është i realizuar me mjeshtri e invencion. Filmi është bashkëprodhim i NikoFilm”, (Gjermani), produksioni “Krusha” (Kosovë), “Skopje Film Studio” (Maqedoni) dhe “EauxVivesProductions” (Francë).  Mori katër çmime në festivalin e madh “FilmfestMunchen”, ndërsa në “KarlovyVary” u laurua me çmimin për regjinë më të mirë, si dhe çmimin “EuropaCinemasLabel”, që jepet nga “EuropaCinemasNetëork”.

“Gomaret e kufirit”, sipas skenarit të Jeton Nezirajt e regjinë e Jeton Ahmetajt, është dramë që paraqet ndërthurjen e fateve tëbanorëve të një katundi kufitar. Ngjarja ndodh në fund të viteve të gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar. Katundarë, ushtarakë, policë e kureshtarë sillen në një rreth të mbyllur, ndërsa është një mësues idealist, i cili më së voni këndellet. Ka në këtë film situata tragjikomike, humor të zi, por edhe metafora politike. Interpretojnë Shkumbin Istrefi, Florentina Ademi, HysenBinaku, Luan Daka, HazirHaziri

Ndërkaq, “Heroi” i Luan Kryeziu, autor i skenarit e i regjisë me aktorët: Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, ÇunLajçi, SalahudinBilali, Enver Petrovci, Xhemi Aga etj. është ndryshe nga filmat e tjerë për luftën e fundit. Ai trajton fatin e luftëtarit, gjendjen sociale e zhgënjimin, sepse askush nuk e kupton dhe nuk përpiqet ta ndihmojë atëherë kur ia ka nevojën shoqërisë. Në vend të mirënjohjes e pret përbuzja e shpërfillja. Filmi është pritur mirë nga opinioni me qasjen e ngrohtë që ka ndaj personazheve dhe me përpjekjet për të fshikulluar shoqërinë e korruptuar e realitetin e hidhur.

Regjisori me përvojë Agim Sopit ( Njeriu prej dheu, Lulëpjeshkat e dashurisë, Kulla, Përtej vdekjes, Vjeshta e trendafileve,Anatemaetj) në filmin “Agnusdei” merret me luftën e fundit,  të trajtuar nga prizmi i dramës kolektive e fateve individuale. Duke ndjekur peripecitë e dy të rinjve të cilët lufta i afron, por përkatësia kombëtare i armiqëson, regjisori pastaj ndërthurë fatin e tyre, duke e nxjerrë incestin si lajmmotiv. Mbi incestin ndërtohet tragjedia e tyre e dyfishtw. “Agnusdei” është filmi më i shfaqur i Kosovës në festivale ndërkombëtare dhe filmi që mori më së shumti çmime ndërkombëtare. Interpretuan: Astrit Alihajdaraj, Dafina Berisha, ZaklinaOstir, Enver Petrovci, Çun Lajçi, Bajrush Mjaku.

“Tri dritare dhe një varje”, në regji tëIsa Qosjes(Proka, Rojet e mjegullës, Kukumi)  me skenar të Zymber Kelmendit, drejtor i fotografisë ishte GökhanTiryaki, kameraman i regjisorit të njohur turk Cejlan, për dallim nga shumica e filmave tonë te luftës, vetëm shkarazi i referohet luftës, ndërsa përqendrohet në pasojat. “Tri dritare dhe një varje” nxjerr në pah katundin e varfër e të braktisur, ku heshtja dhe përpjekja për të fshehur të kaluarën është makth për të gjithë. Në çastin kur del e fshehta e grave të përdhunuara, pasi njëra nga to i jep një intervistë gazetarit të huaj, nis histeria e linçimit të asaj që e nxjerr këtë temë tabu. “Tri dritare…. ” e përfaqësoi Kosovën në konkurrimin për “Oscar”. Aktorët Kryesore: IrenaCahani (Lushe), Luan Jaha (Uka), Donat Qosja (Sokol).

Brezi i kineasteve të reja

LenditaZeqiri, Blerta Zeqiri, ArzanaKraja e Burbuqe Berisha, janë katër emra të rinj të regjisoreve shqiptare të Kosovës.Disa prej tyre më filmat e parë të  metrazhit të shkurtër  korren suksese edhe jashtëvendit si LenditaZeqiri me filmin “Ballkoni” e “Gardhi” , një qasje ndryshe që u prit mirë e mori çmime në festivale ndërkombëtare.Me filmin tjetër “Aga” dramë për gratë e keqtrajtuara e të dhunuara që pastaj i ngrysin ditët në një azili, Zeqiri nxjerr në pah gjendjen tragjikomike të kësaj kategorie sociale. Janë dialogët e dendura, që rrjedhin pa pra, me lëvizje të shpejta të kamerës ato që i portretizojnë karakteret, e paraqesin mjedisin ku jetojnë, nxjerrin në sipërfaqe fatet e tyre, por megjithatë gjejnë forcë të tallen, të tregojnë rrëfime, të ndërtojnë një jetë të re. Filmi ka një qasje interesante, degëzim të rrëfimit dramaturgjik, portretizim të mirë të personazheve.

E motra Blerta Zeqiri me filmin “Martesa”, ku është edhe skenariste me Kreshnik Berishen jo vetëm që solli temëtë veçantë me atmosferë të veçantë, por theu disa tabu tradicionale, nxori në sipërfaqe temën për debate që e bënë filmin me atraktiv. Regjia ishte dinamike, karakteret e portretizuara e të realizuara. Përmes mjedisit urban, kafeneve, muzikës, dasmës jo konvencionale, paraqitet jo vetëm mendësia, por edhe frustrimet, traumat, konfliktet me mjedisin, ndërsa të gjithë janë të frustruar, dikush me shumë e dikush më pak. “Martesa” ndryshon shumë nga filmat e tjerë të Kosovës.InterpretojnëAlban Ukaj, AdrianaMatoshi, Genc Salihu. Bekimi, Anita dhe Noli, janë personazhet që krijojnë një trekëndësh të çuditshëm: ajo e dashuron Bekimin, Bekimi e dashuron Nolin, ndërsa Noli prapë e do Bekimin.Alban Uka në këtë film shquhet më një interpretim dinamik e ekspresiv. AdrianaMatoshi është një emër tjetër i filmit në Kosovë, e veçantë për mënyrën e interpretimit, sharmante më figurën, farfuritëse me buzëqeshjen, e këndshme për ekran.

ArzanaKrajaregjisore e skenariste e filmit”Fusha e mëllenjave“, një rrëfim dramatik për fatin e fatkeqësinë e ish të burgosurve që nuk gjejnë prehje, trajton një temë që nuk është e pranishme në kinematografi. Sylanjë ish-itëburgosur politik, pas njëzetë vjetësh kthehet në vendlindje për të kapur fijet e humbura të jetës së tij të dikurshme. Londra, që ia rikthen të kaluarën bëhet makthë e torturë, prandaj kthehet aty ku e nisa jetën që iu këputë në mes.

“Një tregim Prishtine”, në regji tëBurbuqe Berishës e skenar tëGetoarbëMulliqiBojaj, mund të quhet edhe një rrëfim për Kosovën e pasluftës, kur varfëria, dëshpërimi, krimi i organizuar e korrupsioni mbizotërojnë mbi vlerat e qytetërimit.Drama sociale del në plan të parë, por korrupsioni e krimi janëlajmtmotiv i filmit, por edhe vrasjet e krimit të organizuar dalin në pah. Rolet kryesore i interpretojnë Teuta Krasniqi, Donat Qosja, LuranAhmeti, ArtiolaHamdijaj.

Dramat urbane, vetmia

“Qiell i trazuar”, regjia e skenari Anton Ndreca, me Jehon Goranin, Arta Muçajn, ImerKutllovcin etj.është një qasje interesante, në mjedisin urban. Një familje moderne nuk ka probleme ekzitenciale, por e mbërthen sëmundja e së sotmes, raportet e komplikuara ndërnjerëzore. Babai vuan nga depresioni e kotësia e jetës si pasojë e persiatjeve filozofike, djali bëhet narkoman ngaqë ndjehet i braktisur, kurse vajza bëhet lezbijke, sepse ashtu e ndjenë vetën më mirë. Është nëna ajo që përpiqet t’i lidh fijet e këputura të marrëdhënieve në familje, por që njëkohësisht edhe ajo është e infektuar nga sëmundja moderne, ambiciet për karrierë.

“T’padashtun,regjia e skenari tëEdonRizvanollit me AdrianaMatoshi, Jason de Ridder,NikiVerkaar është film që pjesën më të madhe të ngjarjes e zhvillon në Perëndim, atje ku jetojnë nëna me djalin, të ikur nga Kosova. Arsyet e ikjes shpalohen më vonë, që janë po aq dramatike. Ndërkaq vetminë e braktisjën i përjeton djaloshi, i cili kapërcen nëpër fazën kritike të adoleshencës. Vetmia në mjedisin urban është temë trajtimi e këtij filmi me një qasje të ngrohtë. Djaloshi nga Kosova më vështirësi inkuadrohet në Amsterdam, ndërsa nëna, refugjate që ikë për t’iu shmangur një drame tjetër, fsheh një të kaluar tëdhimbshme…

 Për filmin ДРУГАР (Shok) në regji tëJamieDonoughue u fol dhe u shkrua shumë. Filmi i bashkëprodhimit britaniko-kosovarë, i mbështetur në ngjarje të vërteta nga viti 1998, ishte filmi i parë nga Kosova që kandidonte ndonjëherë për një çmim Oskar. Është filmi më i mirë e më tronditës për luftën 1998-99 në Kosovë, që tëshokon. Dramatik, i drejtpërdrejtë, i ashpër,  emocional, goditës e fshikullues me kuadro të shpejta, të lidhura mirë e me një ritëm që të mbanë pezull, Shok është filmi që e kërkuam me ngulmë. Me të drejtë ishte në rrethin e ngushtë për çmimin Oskar, por fatkeqësishtnuk fitoi.

Ndërkaq, kur ta kesh shikuar filmin “Kolona”, një ndjenjë e vrasjes së ndërgjegjes të  mbërthen sikur ti të ishe protagonist, ai që duhet ët vendos për jetën e vdekjen e dy adoleshenteve, e jo policët ata që i ekzekutojnë.

Autori është drejtor i Kosovafilmit, skenarist e profesor ne Fakultetin e Arteve Mediale në Prishtinë.

 

 

Legjenda:  Pamje nga filmi “Babai” në regji të Visar Krushës

                  “Martesa”, i regjisores së re Blerta Zeqiri

                 “Shok” i Jamie Donoughuenë rrethin e ngushtë të çmimit “Oskar”

Leave a comment