Marina Kostova:

25 VJETORI I FILMIT PARA SHIUT – KLASIKU I PARË MAQEDONAS I PRANUAR     NDËRKOMBËTARISHT

Kur më 6 shtator të vitit 1994, filmi PARA SHIUT kishte premierën botërore të 51-të në FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, të gjithë ishin të befasuar kur në shfaqjen e parë zyrtare në orën 18, në sallën e madhe të “Lido-s” doli në skenë drejtori i Mostra-s – regjisori legjendar italian Xhilo Pontekorvo. Ai e mirëpriti ekipin e filmit dhe në veçanti ngrohtësisht u përshëndet me regjisorin debutues Millço Mançevski. Përdersia bashkëbiseduan, erdhi njëri ndër protokollistët e festivalit dhe filloi me shpejtësi ti tregojë njerëzve të hynin në shfaqjen e filmit.

Regjisori Xhilo e ndaloi me dorë dhe tha: “Përdersia unë flas, ashkush të mos më ndërpret”.

Regjisori Mançevski е kujton Pontekorvon kur i kishte thënë: “Pyet kë të duash dhe si të duash, të gjithë do të thonë që unë nga gjithë këto vite që jam drejtor i Mostra-s, asnjëherë deri më tani nuk kam ardhur në shfaqjen e ndonjë filmi i cili është në konkurrencë për çmime. Mirëpo për filmin tuaj vendosa të vij për  të shprehur mbështetjen personalisht”.

Gjashtë ditë më vonë, kur PARA SHIUT triumfoi në Mostra, duke fituar çmimin Luani i Artë për filmin më të mirë edhe 9 çmime të tjera të festivalit, Pontekorvo në ceremoninë thërriti: “Basta, sinjor Millço!”

Por nuk mbaroi me kaq, gjatë një viti e gjysmë – PARA SHIUT, filmi i parë maqedonas i cili ka fituar në festivalin më prestigjioz, fitoi edhe 20 e më shumë çmime nëpër festivale botërore, arriti të ketë mbi 50 kinoshfaqje nëpër vende të ndryshme dhe siç thotë financuesi britanez dhe më meritori për ekzistimin e këtij filmi, Sajmon Peri, “ishte për tu çmendur fakti për ta fituar çmimin Oskar si film i huaj më i mirë” në vitin 1995.

Pastaj “Nju Jork Tajms” filmin PARA SHIUT e radhiti midis 1000 filmave më të mirë në histori, Venecia përmend një çmim dytësor në festivalin sipas motos së filmit “Rrethi nuk është i rrumbullakët”. Filmi PARA SHIUT edhe më tej vazhdoi të ketë jetë të jashtëzakonshme nëpër botë – ishte lëndë nëpër konferenca shkencore dhe dhjetra punimeve shkencore, u bë pjesë e programit mësimor nëpër qindra universitete botërore, kurse në Itali është edhe pjesë e lektyrave të shkollave të mesme, vepra dhe autori krahasohen me veprat e Xhojsit, Kunderas, Bergmanit, Tarkovskit.

“PARA SHIUT e shënoi Maqedoninë në hartën botërore”, tha kritiku legjendar i filmit amerikan Roxher Ebert në shkurt të vitit 1995 për premierën amerikane të filmit. Në gazetat japoneze vizatuan hartë të Maqedonisë që ta tregojnë se prej nga vjen filmi dhe se si shqiptohet emri i këtij vendi. “Maqedonia, dashuria ime”, “Prej Maqedonisë, me dashuri” dhe “Mjeshtri nga Maqedonia”, ishin titujt e gazetave në SHBA, kurse “Millço Maqedonasi” në Itali. Me ndihmën e filmit PARA SHIUT u shqiptua gjuha maqedonase në universitetet në SHBA dhe Poloni, kurse ne Kore – gjuha angleze. Madje ekziston edhe verë italiane e cila quhet PARA SHIUT, kurse në Bolonjë dhe Nju Xhersi, SHBA-të kanë restorante të cilat quhen po me këtë emër.

Filmi edhe më tej shfaqet nëpër retrospektivat dhe programet e kinemave gjithandej nëpër botë, e fundit në tetor të vitit 2019 në Kolumbi.

Kurse në vitin 1994, Maqedonia ishte vetëm një emër i ri në hartën botërore. Suksesin tejet të madh të cilin filmi e kishte nëpër botë, si dhe publiciteti shumë i madh të cilin e kishte nëpër mediumet botërore, emrit të Maqedonisë i dhanë pasqyrë të pastër dhe definitivisht u etablua si fakt në hartën e botës. Për fillmin PARA SHIUT janë publikuar mbi 5000 tekste në mbi 50 gjuhë, mijëra tekste të emituara në radio dhe rrjete televizive nëpër botë, ka mbi dhjetëra mijëra referenca për këtë film në internet.

Në një anketë në Maqedoni për personazhin më të njohur të vitit 1995, Mançevski ishte në vendin e dytë, menjëherë pas kryetarit të atëhershëm Kiro Gligorov.

Njëzet vite më vonë, Mançevski në një rast do të kujtojë: “Ndonjëherë, kur jam në Nju Jork, më kujtohet që në vitin 1994, kur filmi PARA SHIUT ishte zgjedhur të shfaqet në konkurrencën për çmime, festivali i Venecias më shkroi letër miqësore për të më pyetur se si është flamuri maqedonas, sepse asnjëherë nuk e kanë parë. Në vitin 1993 “British Skrin” filloi bashkëpunim me Maqedoninë për filmin PARA SHIUT, edhe pse Britania e Madhe nuk kishte raporte diplomatike me shtetin tonë. Në vitn 1995, kur filmi PARA SHIUT u nominua për çmimin Oskar, u fjalosa me Akademinë e filmit amerikan sepse refuzova që në ceremoninë e çmimeve, filmi të hapet si film prej FYROM-it dhe pata sukses që filmi të tregohet me emrin kushtetues – Republika e Maqedonisë”.

Në vendin tonë, fjalët nga filmi mbetën pjesë e kulturës së popullit. Nga fundi i viteve të 90-ta në ndërtesën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë qëndronte fjalia: “Këtu nuk do të shpërthejë, populli është i qetë – ashtu thanë edhe për Bosnjën, tani Perëndimi shikon sehir, pret që të therren”.

Replika “Qëllo ore kushërri” tani më 25 vite shkruhet nëpër objekte të ndryshme në Shkup, kurse njëherit ishte edhe moto e transparentëve të protestave legjendare të studentëve të vitit 2014-2015, ashtu siç ishte edhe “Rrethi nuk është i rrumbullakët”. Me rastin e 25 vjetorit të çmimit Luani i Artë, një kafene në Shkup bëri koktel me emrin “Para Shiut”, i cili rregullisht është në meny.

Kurse 14 vite pas premierës botërore, Maqedonia e fitoi klasikun e parë të pranuar ndërkombëtarisht: me 24 qershor të vitit 2008, botuesi legjendar amerikan “Krajtiron kolekshën” e nxorri në DVD filmin PARA SHIUT. Kjo është paraqitja e parë komerciale në botë në formatin DVD të filmit tonë më të suksesshëm.

Prefesoresha e Universitetit Kolumbia, Anet Insdorf, në komentin që gjindet në këtë DVD, thotë që filmi PARA SHIUT është “një ndër debutimet më të mira në historinë e filmit”, kurse profesoresha En Kibi në librin “Teoria e fotografisë” thotë që është “një ndër filmat më të rëndësishëm të dekadës”.

Fakti që në DVD doli pas 14 vitesh nga kinoproduksioni botëror, që doli në Amerikë (e cila jo rrallëherë tregon filma të huaj) dhe që e dha “Krajtirioni”, i cili edhe vetë është klasik dhe shfaq vetëm kryevepra, qartë e vërteton statusin e klasikut për filmin PARA SHIUT. Me këtë botim filmi PARA SHIUT hyri në koleksionin e pasur të “Krajtirionit”, i cili në publikun amerikan në dekadat e kaluara i promovonte autorët më të njohur botëror, nga Bergmani deri te Felini, Kurosava, Fasbinderi, Bresoni, Ozuja, deri tek Trifoja, Renoari, Godari, si dhe veprat e kompletuara të valës së re françeze, neorealizmit italian dhe filmit të ri gjerman.

Kur filmi PARA SHIUT në vitin 1994 e fitoi çmimin Luani i Artë, ishte hera e parë që një vepër maqedonase jo vetëm të merr pjesë në mënyrë të barabartë në konkurrencën botërore, por edhe të fitojë. Shum rrallë ka ndodhur Maqedonia e vogël në botë që ta konsiderojnë të barabartë me veten, kurse – çfarë është edhe më e rrallë – edhe ne vetë ta ndjejmë. Ajo duartrokitje breshëruese me të cilën bota i pranoi filmat e Mançevskit për ne nuk ishte vetëm faktor unifikues, por edhe burim i vetëbsimit dhe vetë ndjenjës nacionale.

Le të më lejohet këtë ta vërtetoj me përvojën time me këtë film.

Në jetën profesionale të çdo gazetari, momenti më i bukur është kur ke mundësi të lajmërosh për ngjarje relevante të nivelit botëror e cila është e lidhur me vendin tënd. Por nëse kjo ngjarje është e bukur, dhe nuk është luftë ose fatkeqësi, atëherë ajo është fati i vërtetë.

Unë kisha fat që të njoftoj për premierën e filmit PARA SHIUT në Festivalin e Venecias në vitin 1994 kur fitoi çmimin Luani i Artë dhe në vitin 1995 kur ishte nominuar për çmimin Oskar.

Pothuajse dhjet vite punova në një projekt të madh për arkivimin e jetës dhe jehonës së filmit nëpër gjithë botën, i cili  në vitin 2004 rezultoi me librin “Shiu – bota për PARA SHIUT e Millço Mançevskit” të cilin e redaktuam me kolegun Bllagoja Kunovski-Dore.

Deri atëherë kontaktova mbi 50 shtete dhe po aq festivale në botë ku shfaqej filmi. Dhe praktikisht gjithandej, kur do të tregoja që vij nga Maqedonia në lidhje me filmin PARA SHIUT, isha e mirëpritur me respekt të jashtëzakonshëm. Jo me ton përulës në kuptim, ju egërsira simpatike, edhe ju keni xhiruar film! Jo, por me admirim të vërtetë dhe me pranim të barabartë. Për ilustrim – le të krahasohet ai ton me atë të ndonjë deputeti evropian i cili në fund të viteve të 90-ta në Shkup para parlamentit e rrotullonte orën për të na treguar që koha po na kalon.

Në vitin 1998 isha pjesë e jurisë në Federatën ndërkombëtare të kritikëve të filmit – FIPRESCIFestivalin e Venecias dhe rastësisht qëlloi që po nga ai vit festivali të themelonte çmimin për autorët e rinj, emëruar sipas motos së filmit PARA SHIUT – “Rrethi nuk është i rrumbullakët”. Kurse nga viti i ardhshëm shkollor, ky film hyri në programin arsimor për shkollat e mesme në Itali.

Në vitin 1995, me kolegen Jagoda Mihajlovska-Georgieva ishim gazetarët e parë maqedonas të ftuar për të raportuar nga Greqia – ajo ishte vetëm një vit pasi që Greqia e radikalizoi konfliktin e imponuar për emrin dhe e mbylli kufirin, kurse miliona njerëz dolën në mitingun anti-maqedonas në Selanik. Arsyeja e raportimit përsëri ishte filmi PARA SHIUT – filmi i parë maqedonas që është shfaqur në Festivalin e Selanikut, kurse më vonë edhe në kinema në Greqi.

Ndërsa pas premierës në Venecia dhe Luani i Artë në vitin 1994, gazeta greke “Apogematini” shkruante: “Këtë film  të të riut shkupjan do të duhet ta merr në mbrojtje Ministria e kulturës greke dhe tu tregojë anëtarëve të komitetit të Qendrës për kinematografi dhe atyre që ndajnë çmime për filmat grek të cilët nuk patën sukses. T’i thërret të gjithë regjisorët dhe t’ju tregojë: ja çfarë bëri shkupjani për atdheun e tij, sepse edhe emrin e shtetit të sapo formuar e bëri të njohur!”

Gazeta “Ta nea” përfundoi: ”Kjo nuk është asnjë lloj komploti anti-grek. Mjerisht është se Greqia nuk mundet të prodhojë një film të vlefshëm për çmimin Luani i Artë. Madje edhe agjencia “Frans-pres” në lajmin për reagimet greke mbante titullin “Ska komplot anti-grek”.

Kino premiera në Greqi ishte në vitin 1995, pasi që ishte nënshkruar Marrëveshja e përkohshme midis dy shteteve për kontestin e emrit. “Një film – urë miqësore me Shkupin”, ishte titulli në gazetën “Elefterotipia”, ku shkruante: “Filmi i parë befasues”. Përse edhe regjisorët e njohur grekë nuk mund të bëjnë një film të tillë?”

E gjithë kjo, kurse në fund edhe DVD-ja e “Krajtirionit”, është edhe një vërtetim i vlerës së diplomacisë kulturore: me asnjë lloj çmimi nuk mund të blihet ai publicitet, fakti që vendi i u bë botës më i afërt, edhe atë me një vepër artistike, përmes një klasiku. Me asnjë lloj çmimi nuk blihet ajo që një vepër nga një vend i vogël të futet në lektyra të një shteti tjetër. Me asnjë çmim nuk blihet, edhe atë dhjetra mijëra herë të përmendet nëpër mediumet botërore dhe në internet, autori të ketë mundësinë që nëpër intervista ta përmend para një auditori shumë të madh qëndrimin e tij dhe ta promovojë vendin.

25 vite më vonë, i qartë është fakti që Mançevski hapi kulturën maqedonase drejt botës dhe drejt profesionalizmit. PARA SHIUT ishte bashkë-prodhim maqedono-françezo-anglez, në Maqedoni u xhirua 6 javë në vjeshtën e vitit 1993, dhe pastaj 3 javë në Londër. Në suksesin më të madh filmik Maqedonia investoi 7% në buxhetin e saj – filmi PARA SHIUT ishte financuar 93 përqind nga Britania e Madhe dhe Franca. Filmi i tij i dytë PLUHURI ishte 95 përqind i financuar nga Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Spanja, kurse vetëm 5 përqind nga Maqedonia. Edhe pse jeton në Nju Jork, në dy dekadat e fundit Mançevski reputacionin e tij profesional dhe përvojën çdoherë e solli në Maqedoni. Në kulturën maqedonase përmes bashkëprodhimeve të Mançevskit kanë hyrë investime direkte nga partnerët dhe qeveritë e huaja (Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Bullgaria dhe “Euroimazh”) në vlerë prej mbi 15 milion euro, me investime maqedonase prej rreth 3 milion euro. Me fjalë të tjera, 5:1.

Në aspektin praktik, në Maqedoni e gjithë gjenerata e punëtorëve filmik dhe aktorëve u shkolluan me punën praktike të bashkëprodhimeve ndërkombëtare të Mançevskit të xhiruara në vendin tonë. Profesionistë eminentë botërorë me shumë përvojë dhe talent nga 14 shtete, fituese të çmimeve më prestigjioze ndërkombëtare, punuan në tokën maqedonase dhe shërbyen me përvojat e tyre me aktorët dhe filmbërësit tanë.

Filmat e tij etabluan në fazë të re në produksionin modern të filmit në Maqedoni (bashkëprodhimet e para ndërkombëtare, vendosjen e procesit të ndarjes së roleve, tabelës me tregime, ton i ndryshëm; paraqitje të filmave artistik maqedonas nëpër festivale nga A-kategoria, kino-distribuimin botëror të filmave maqedonas etj).

Në kornizat globale, Mançevski është i vlerësuar për arritjet estetike dhe filozoike të opusit të tij. Është krahasuar me Xhojsin, Kunderan, Tarkovskin, Bergmanin, Kishllovskin. Por, opinioni botëror tek Mançevski edhe më shumë e çmon atë që ai me punën e tij dhe me qëndrimet e tij vendos standarde ndërkombëtare. Standarde për inovacione në qasjet autoriale, për inavacion në shprehjet kreative, por standarde edhe për atë se si pa kompromis bëhet vepër autoriale, me vlera, e pavarur nga mundi i madh i cili është i pashmangshëm që të ruhet integriteti i veprës nga ata që kosniderojnë se arti nuk është primar: financuesit, distributorët, cenzuruesit dhe politikanët.

Përvoja e filmit PARA SHIUT ishte inkurajuese edhe për krijuesit tjerë – ai tregoi që lirisht munden të garojnë me të tjerët nëpër botë, e jo vetëm në vendin tonë, ndonëse nuk është lehtë. Përderisa filmi PARA SHIUT fitoi në Venecia, tashmë është normale që të presim që filma tanë të shohim në Kan, Berlin, Roterdam, Sandens dhe të presim ato të fitojnë çmime. Tashmë është normale të presim vepra nga autorë maqedonasë të jenë pjesë e barabartë e kulturës trashëguese botërore.

Për Maqedoninë, opusi i Mançevskit është kolosal. Nga filmi PARA SHIUT (1994) deri te filmi SHELGU (2019), filmat e tij fituan shumë çmime nëpër botë dhe janë parë dhe nderuar në më shumë shtete, në krahasim me gjithçka tjetër që është punuar në Maqedoni. Е megjithatë, pikëpyetje është nëse shoqëria dhe kultura moderne maqedonase, indi i të cilit sistematikisht është ngrënë nga tre dekada tranzicioni mizor post-komunist dhe e cila thjeshtë shmang patologjikisht vetë-reflektimin, kanë kapacitetin e duhur për të thithur kolosalitetin e opusit të Mançevskit dhe ta ruajnë atë si një trashëgimi të përhershme. Në 25 vitet e kaluara ka pasur dikotomi të vazhdueshme në raportin e Maqedonisë ndaj Mançevskit si artist dhe intelektual: i dashur dhe i respektuar nga publiku nga njëra anë, dhe i injoruar, i sulmuar, i larguar nga institucionet kulturore, nga ana tjetër. Pikërisht refuzimi i tij për të komprometuar integritetin e tij autorial dhe gatishmëria e tij për të mbrojtur me zë zë lartë publikun kundër interesave politike, partiake, ideologjike që janë në qendër të dikotomisë së përmendur dhe janë burim konflikti me institucionet. Rezultati i saj, veçanërisht pas filmit NËNAT në vitin 2010, ku preciziteti kirurgjikal zbulon atë që është ndoshta e vetmja e vërtetë e padiskutueshme – paaftësia agresive e sistemit shtetëror, film i cili institucionet e atëhershme e panë si sulm dhe u përpoqën ta ngulfatin, është një fakt i cili tingëllon pothuajse sikur ironi e fatit: artisti më i njohur maqedonas në botë 8 vite nuk mundej të punojë në vendin e tij të lindjes. Përsëri u kthye në Maqedoni në vitin 2018 që ta xhirojë filmin SHELGU, premiera të cilit ishte me 1 nëntor të vitit 2019.

Për shumë shikues nëpër botë, filmi PARA SHIUT ishte nxitje për të nisur rrugën dhe të vijnë në Maqedoni. Në arkivin e Mançevskit ka qindra mesazhe dhe letra nga shikuesit nga e gjithë bota që dëshmojnë për këtë.

“Para 7 vitesh dëgjova për një film të mrekullueshëm të ashtuquajtur PARA SHIUT, në mënyrë sikur në vitet e lashta dikush të kishte dëgjuar që në qytet është një shërues apo mistik”, shkruante një shikues nga Izraeli dhe tha që nga atëherë filmin e ka parë më shumë se 10 herë, madje edhe me tre shokë kishte ardhur në Maqedoni dhe ka shkuar në vizitë në kishën Kaneo të Ohrit.

Ndërsa në shtëpi, përsëri për filmin PARA SHIUT, por edhe për të gjithë veprat e tij, ka edhe nga të tillët të cilët shqetësohen se si Mançevski “na përfaqëson në botë”, kurse ajo më së miri përmbledhet në vërejtjen “po ku e gjeti atë autobus të prishur?”

Përgjigja e Mançevskit tashmë 25 vite është pothuajse e njejtë: “Filmat e mi nuk janë mesazhe propagandistike. Ato jan vepra artistike. E megjithatë ato e portretizojnë Maqedoninë si një vend në të cilin jetojnë njerëz me fate të ndërlikuara, me botë të brendshme dinamike dhe një pasuri e të menduarit moralisht. Kjo dhe për faktin që nga Maqedonia vjen një vepër artistike me vlera – është promovim i vërtetë i kësaj kulture. Nuk pajtohem me nevojën tuaj që vendi dhe kultura të prezantohen me kiç ose me turpin tuaj nga varfëria materiale. E rëndësishme është pasuria shpirtërore dhe përpiquni ta shihni në vete. Në filmat e mi kjo është evidente”.

Dhe ja autobusi i filmit PARA SHIUT, edhe më tej lëviz çdo ditë nëpër rrugën “Ilindenska”, në qendër të kryeqytetit.

Përkthimin prej maqedonisht në shqip e bëri Muezin Miftari

 

 

 

Leave a comment