Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë së Veriut, si pjesë e “Ditëve Evropiane të Trashëgimisë” e shfaqi filmin “Kali i Kuq” (1981) nga Stole Popov.

Filmi ishte i shfaqur në Tulla Nuevelle në Tiranë me 27 Shtator në ora 20:00 si pararendëse e retrospektivës së filmave maqedonas që u përgatitën nga dy arkivat.

Skenari i filmit është nga Tashko Georgievski, sipas romanit të tij me po këtë emër, drejtor i fotografisë është Branko Mihajllovski, montazhi i Dimitar Gërbevskit, ndërsa skenografia e Vllastimir Gavrik. Rolet kryesore interpretohen nga Velimir Bata Zhivoinoviç, Risto Shishkov, Stole Aranxhelloviq, Danço Çevrevski, Meto Jovanovski, Kolle Angellovski, Dushan Janiqieviq, Sillvija Stojanovska, Radmilla Zhivkoviq, Kirill Risteski…

Filmi e prezanton fatin e rëndë të luftëtarëve maqedonë dhe grekë, pas Luftës Qytetare në Greqi, ku kanë luftuar kundër regjimit monarko-fashist dhe bashkë e kanë shijuar fatin e persekutimit politik nga Maqedonia e Egjeut. Kjo histori Ballkanike përmban shumë ndodhi emocionuese të cilat prekin thellë në shpirtin e çdo shikuesi.

“Kali i Kuq” është filmi i parë me metrazh të gjatë i Stole Popovit dhe i ka fituar këto çmime: 1981 FJIF, Pulla, Arena e Artë për skenografinë e Vllastimir Gavrik; 1982 FEST, Beograd, Diplomë për regji nga Stole Popov; 1982 MFF Los Anxheles, Diploma FILMEKS për Stole Popov; 1982 MFF, San Francisko, Diplomë për Stole Popovin; 1982 FF, Nish, Diplomë për rolin e Meto Jovanovskit; 1982, Çmimi “11 Tetori” për Stole Popovin; 1982, “Shtatë sekretarë të SKOJ-it” për arritjet aktruese të Danço Çevrevskit.

Miranda Alla Reci

Leave a comment