“OBJEKTIVI I ARTË” PËR ANIMATOREN TONKITA MITROVSKA DHE KOMPOZITORIN LJUPÇO KONSTANTINOV

 

Kinoteka, me rastin e “ditëlindjes” me 29 prill, çdo vit ndan çmimin “Objektivi i Artë” për punëtoret e filmit, të cilët me angazhimin e tyre profesional kanë kontribuar në krijimin, zhvillimin, promovimin dhe popullarizimin e kinematografisë maqedonase.

Bordi drejtues i Kinotekës së Maqedonisë shpalli fitues të çmimit “Objektivi i Artë” për vitin 2023, Tonkica Mitrovska, animatore dhe Ljupço Konstantinov, kompozitor i muzikës filmike.

 

Mirënjohjet dhe distinktivët e stilizuar do të ndahen në një event të organizuar nga Kinoteka gjatë muajit maj.

 

TONKICA MITROVSKA (l. 1948), e diplomuar si dizajnere e grafikës, është ndër të parat që ka punuar në një film të animuar në Maqedoni. Në karrierën e saj, ajo ka bashkëpunuar me të gjithë autorët dhe regjisorët dhe është përfshirë pothuajse në të gjithë filmat që janë në veprën e të ashtuquajturve “Shkolla e Animacionit në Shkup”, gjegjësisht në studion e animacionit të “Vardar Film” – e cila praktikisht u krijua si Departament (Studio) për Animacion në “Vardar Film” – në maj të vitit 1975, në të cilin Darko Markoviq, Vladimir Boroeviq, Slavoljub Ignjatoviq, Petar Gligorovski, Afrodita Markoviq, Dellço Mihailov, Boro Pejçinov, Tonkica Mitrovska, Miroslav Grçev, Milka Kovilovska etj…

 

Filmografia e Tonkica Mitrovska:

 

1976: STOP (bashkëpunëtor)

 

1977: ADAM (5 deri në 12) (bashkëpunëtor)

 

1977: QITJA (bashkëpunëtor)

 

1978: ABETARE  PËR SHKRIME (bashkëpunëtor)

 

1978: TËRHEQ – TËRHEQ (bashkëpunëtor)

 

1979: ZOG I ÇMENDUR (bashkëpunëtor)

 

1979: DRITARJA E FUNDIT (bashkëpunëtor)

 

1980: FLAMUR I ZI (bashkëpunëtor)

 

1980: HOMO DOGMATICUS (bashkëpunëtor)

 

1980: PARABOLA (bashkëpunëtor)

 

1980: DORË (bashkëpunëtor)

 

1982: AFIRMATION (bashkëpunëtor)

 

1982: DEMAGOG (bashkëpunëtor)

 

1982: HISTORI DASHURIE (bashkëpunëtor)

 

1983: PECKO – NJË DITË JETË (bashkëpunëtor)

 

1983: PECKO – DERIVAT I NAFIT (bashkëpunëtor)

 

1985: EPUR SI MUOVE (Megjithatë Lëviz) (bashkëpunëtor)

 

1986: PËRPARA – PRAPA (bashkëpunëtor)

 

1986: KJO ESHTE JETA IME (bashkëpunëtor)

 

1988: LEONARDO – SHËTITJE (Skenografi)

 

1988: LEONARDO – FTOHJE (Skenografi)

 

1988: LEONARDO – KRIJUES (Skenografi)

 

1988: MË E VËSHTIRA (bashkëpunëtor)

 

1995: FUNDI (regjia, skenari, skenografia)

 

 

LJUPCHO KONSTANTINOV (l. 1946) është kompozitor dhe autor i muzikës filmike. Ai u diplomua në Akademinë e Muzikës në Beograd. Si autor i muzikës, ai shfaqet në filma artistikë, dokumentarë dhe të animuar, në një numër të madh filmash televizivë, seriale dhe drama, si dhe në mbi 60 shfaqje teatrale. Është fitues i disa çmimeve dhe mirënjohjeve, ndër të cilat: për muzikën në filmin GËZUAR VITI ’49 – fiton çmimet “Arena e Artë” për muzikë origjinale të filmit në FF në Pula (1986) dhe Pllakën e Bronzit “Milton Manaki” për muzikë në FF në Manastir (1986), si dhe është fitues i tri kurorash dafine të arta të MASH – Sarajevë, për shfaqjet teatrore: “Elektra”, “Sheherazada” dhe “Faust”; merr edhe çmimin e kritikës në festivalin e dytë ndërkombëtar në Mexico City për muzikën më të mirë për shfaqjen “Sheherazada”; më pas në lojërat teatrore “Vojdan Çernodrinski” mori çmim për muzikën në shfaqjen teatrore “Fotografi të vjetra” etj.

Konstantinov ka një krijimtari të pasur edhe në kompozimin e muzikës për filma dhe seriale televizive, ku vlerësohet si autor-bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm i regjisorëve më të mirë nga vendi dhe rajoni.

Filmografia e pëzgjedhur e Ljupço Konstantinov:

 

1977: NDËRMARRJA NDËRTIMORE “MAVROVË” (përzgjedhja e muzikës)

 

1977: TULGESH (muzikë)

 

1977: VINOJUG (përzgjedhja e muzikës)

 

1978: REZISTENCË (përzgjedhja e muzikës)

 

1979: SHTRËNGIM DUARSH (përzgjedhja e muzikës)

 

1979: EZHEN GILVIK (muzikë)

 

1979: KOKA (muzikë)

 

1980: HOMO DOGMATICUS (përzgjedhja e muzikës)

 

1980: GJAKU I DETIT (Sfungjer) (përzgjedhja e muzikës)

 

1981: KALI I KUQ (muzikë)

 

1982: DEMAGOG (përzgjedhja e muzikës)

 

1982: SHTEGU JUGORË (muzikë)

 

1982: OBJEKTI MISTERIOZ (muzikë)

 

1983: RRUGA DREJT LODHJES (përzgjedhja e muzikës)

 

1983: FAJTOR (përzgjedhja e muzikës)

 

1984: A NUK TË THASH (muzikë)

 

1985: A (muzikë)

 

1985: ANGROINXHINEERING (muzikë)

 

1986: GËZUAR VITI ’49 (muzikë)

 

1987: HI-FI (muzikë)

 

1991: TATTOO (muzikë)

 

1993: SAGA MAQEDONIANE (muzikë)

 

1995: ENGJËJT E MBETURINAVE (muzikë)

 

1997: PËRTEJ LIQENIT (muzikë)

 

1999: KOHA, JETA (muzikë)

 

Fituesit e deritanishë të çmimit “Objektivi i Artë” ishin: regjisorët Branko Gapo, Trajçe Popov, Kiril Cenevski, Kole Angelovski dhe Kole Manev; inçizuesi i zërit Gligor Pakovski; animatori dhe karikaturisti Darko Markoviq; drejtorët e fotografisë Dragan Salkovski, Ljube Petkovski dhe Blagoja Drnkov; punëtori i filmit Kosta Krpaç; producenti Panta Mizhimakov; kritikët e filmit Ilindenka Petrusheva dhe Blagoja Kunovski-Dore; redaktorët Dimitar Grbevski, Spase Tasevski dhe Olga Lukova-Donçiq; kostumografet Elena Donçeva dhe Zorka Todorova-Mlladenoviq.