Nga 16 dhjetori (e Premte) deri më 22 Dhjetor (e enjte) Në Kinotekë do të kemi mundësinë të shohim një përzgjedhje të gjashtë filmave nga filmografia shumë e pasur e Andzhej Vajdës (1926-2016).

Gjashtë titujt e javës së filmit kushtuar Vjdës në mënyrë kronologjike mbulojnë plagët e tij (të zeza dhe të bardha) KANAL(Kanal) I vitit 1957, HI DHE DIAMANT (Popiól I Diament / The Ashes and Diamonds) i vitit 1958, MAGJISTARË TË PAFAJSHËM (Niewinni Czarodzieje / Innocent Sorcceres) i vitit 1960 , HIRI (Popioly / The Ashes) i vitit 1965,  (Saga epike për legjionet polake në ushtritë Napoleonike që nga fillimi i shekullit të 19 -të), si dhe dy titujt ikonikë të epokës së artë të autorit: NJERI PREJ MERMERI  (Czlowiek z marmuru / Man of Marble) i vitit 1977 dhe NJERI PREJ HERKURI (Czlowiek z zelaza / Man of Iron) i vitit 1981.

 

Në vitin 2007 realizoi filmin KATIN (Katyn), dramën historike të masakrës së oficerëve polakë në pyllin katin në vitin 1940, kur babai i tij u vra, dhe  filmi që u emërua filmi i vitit në Poloni, kurse u  nominuapër çmimin “Oscar për filmin më të mirë të huaj”. Ndër titujt e fundit të filmit janë FLAMUR I ËMBËL (Tatarak, 2009) me Kristina Handa; më pas drama biografike VALENCA: NJERIU NGA SHPRESA (Walensa. Czlowiek Z Nadziei, 2013) për udhëheqësin e lëvizjes polake Solidariteti, dhe përsëri dramën biografike BIOGRAFI TË SUKSESHME (Powidoki / Afterimage, 2016) për jetën dhe punën e piktorit polak Vlladislav Strzheminski (Wladyslaw Strzeminski).

 

 

Vajda ka nxjerrë në pah gjithmonë ekipin kompakt me të cilin ai ka punuar për filma në periudha të caktuara – nga kinematografët, montazherët, redaktorët, skenografët, kostumografët, ndër të tjera – dhe natyrisht aktorët me të cilët ai kishte bashkëpunim të shpeshtë. Të paktën tre aktorë shënuan filmat e tij, ose, anasjelltas, mund të thuhet lirshëm që Vajda ka krijuar disa aktorë të shkëlqyeshëm përmes filmave të tij: Zbignjev Cibulski, Daniel Olbricki, Jazhi Radzivilovich, etj. Në bashkëpunimet e Vajdës ekziston edhe një aktore e jashtëzakonshme, Kristina Handa.

Paralelisht me filmin, vajda gjithashtu ka realizuar shfaqje të suksesshme në teatrot polake, shpesh duke përdorur metodën për të “kontrolluar” temën e bordeve të teatrit dhe më pas para kamerave të filmit. I tillë është rasti me TOKA E PREMTUAR, DASMA (Wesele, 1973) dhe më pas ZONJAT E VILLKIT(Panny Z Wilka, 1979), dhe më vonë DEMONËT (Les Possédés, 1988) sipas Dostoevskit dhe DANTON (Danton, 1983) – që të dy në produksion francez.

 

16 Dhjetor (E Premte) 20:00h

NJERI PREJ MERMERI

(Czlowiek z marmuru / Man of Marble)

Film artistik, Poloni

1977, 165 min., bardh e zi/kolor, DCP

Regjia: Andzhej Vajda (Andrzej Wajda)

Skenari: Aleksander Shçibor-Rilski (Aleksander Ścibor-Rylski)

Rolet: Jerzhi Radzivilloviç, Kristina Janda, Tadeush Lomnicki, Mihal Tarkovski (Jerzy Radziwilowicz, Krystyna Janda, Tadeusz Lomnicki, Jacek Lomnicki, Michal Tarkowski)

Kategoria e moshës: 14 vjet

Hyrja falas

 

 

17 Dhjetor (E Shtunë) 18:00h

HIRI

(Popioly / The Ashes)

 Film artistik, Poloni

1965, 235 minuta, bardh e zi, DCP

Regjia: Andzhej Vajda (Andrzej Wajda)

Skenari: Aleksander Shçibor-Rilski, Stefan Zheromski (Aleksander Scibor-Rylski, Stefan Żeromski)

Rolet: Daniel Olbricki, Boguslav Kerc, Pjotr Vicoski (Daniel Olbrychski, Boguslaw Kierc, Piotr Wysocki)

Kategoria e moshës: 14 vjet

Hyrja falas

 

 

 

19 dhjetor (e hënë) 20:00h

KANAL

(Kanal)

Film artistik, Poloni

1957, 95 min. bardh e zi, DCP

Regjia: Andzhej Vajda (Andrzej Wajda)

Skenari: Jerzhi Stefan Stavinski (Jerzy Stefan Stawinski)

Rolet: Tereza Izhevska, Tadeush Jançar, Vançisllav Glinski, Tadeush Gvazdovski, Stanisllav Mikulski (Teresa Izewska, Tadeusz Janczar, Wienczyslaw Glinski, Tadeusz Gwiazdowski, Stanislaw Mikulski)

Kategoria e moshës: 14 vjet

Hyrja falas

 

20 dhjetor (e martë) 20:00h

HI DHE DIAMANT

(Popiól i diament / The Ashes and Diamonds)

 

Film artistik, Poloni

1958, 105 min., bardh e zi, DCP

Regjia: Andzhej Vajda (Andrzej Wajda)

Skenari: Jerzhi Stefan Stavinski (Jerzy Stefan Stawinski)

Rolet: Zbignjev Cibulski, Eva Kzhizhevska, Vallcllav Zastzhezhnski, Adam Pavlikovski, Bogumil Kobjela (Zbigniew Cybulski, Ewa Krzyzewska, Waclaw Zastrzezynski, Adam Pawlikowski, Bogumil Kobiela)

Kategoria e moshës: 14 vjet

Hyrja falas

 

21 Dhjetor (e Mërkurë) 20:00

MAGJISTARË TË PAFAJSHËM

(Niewinni czarodzieje / Innocent Sorceres)

 

Filmi artistik, Poloni

1960, 87 min, bardh e zi, DCP

Regjia: Andzhej Vajda (Andrzej Wajda)

Skenari: Jerzhi Stefan Stavinski, Jerzhi Skolimovski (Jerzy Andrzejewski, Jerzy Skolimowski)

Rolet: Tadeush Lomnicki, Kristina Stipulkovska, Vanda Koçeska, Roman Polanski, Zgignjev Cibulski (Tadeusz Lomnicki, Krystyna Stypulkowska, Wanda Koczeska, Roman Polanski, Zbigniew Cybulski)

Kategoria e moshës: 14 vjet

Hyrja falas

 

22 dhjetor (e enjte) 20:00h

NJERI PREJ HERKURI

(Czlowiek z zelaza / Man of Iron)

Film artistik, Poloni

1981, 153 minuta, bardh e zi, DCP

Regjia: Andzhej Vajda (Andrzej Wajda)

Skenari: Aleksander Shçibor-Rilski (Aleksander Ścibor-Rylski)

Rolet: Jerzhi Radziviloviç, Kristina Janda, Marian Opinia, Irena Birska, Vislava Kosmalska (Jerzy Radziwilowicz, Krystyna Janda, Marian Opania, Irena Byrska, Wieslawa Kosmalska)

Kategoria e moshës: 14 vjet

Hyrja falas