Për të shënuar 60-vjetorin e tërmetit tragjik që shkatërroi Shkupin në vitin 1963, ekspozita e digjitalizuar e Arkivit Shtetëror me titull “Ngritja dhe rënia e Shkupit” po mbahet në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut. Ekspozita do të zgjasë tri ditë duke filluar nga sot, në ora 20:00, kurse hyrja është falas.
Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, që nga themelimi i tij në vitin 1951, i kushtohet ruajtjes së historisë, kulturës dhe traditës sonë. Përmes këtij misioni, Arkivi ka shënuar me sukses përvjetorë të rëndësishëm shtetërorë dhe ngjarje historike.
Në mesin e materialeve të panumërta arkivore lidhur me tërmetin e Shkupit në vitin 1963 është një foto-dokumentacion mbresëlënës i Kiro Georgievskit, fotografi zyrtar i Kuvendit të Qytetit të Shkupit në mesin e shekullit të 20-të. Koleksioni i tij i gjerë i fotografive ofron një vështrim të thellë të ngjarjes dhe pasojave të saj, nga shkatërrimi fillestar deri te përpjekjet kolektive të rindërtimit të inkurajuara nga solidariteti ndërkombëtar.
Kjo ekspozitë e digjiitalizuar përmban mbi 300 fotografi dhe dokumente, duke theksuar rëndësinë e materialeve të ruajtura arkivore në rindërtimin e historisë. Vizitorët do të jenë dëshmitarë të pasojave të menjëhershme të tërmetit, procesit të rimëkëmbjes dhe rindërtimit të qytetit nën udhëheqjen e kryetarit Metodija Antov.
Bashkohuni me ne për të kujtuar ngjarjet transformuese që e formuan Shkupin në qytetin që shohim sot.