Të shtunën, më 11 nëntor, Ambasada e Republikës së Koresë organizon “Ditën e Kulturës Koreane në Shkup”. Manifestimi do të fillojë në ora 15:00 në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut.

 

Midis orës 15:00 dhe 16:00, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë ëmbëlsirat koreane, të veshin rroba tradicionale (hanbok) dhe të bëjnë foto, ose të fitojnë një çmim special të lotarisë koreane.

 

Nga ora 16:00, shfaqja ekskluzive e filmit artistik VENDIM PËR TU LARGUAR (Heojil kyolshim / Decision to Leave, 2022) nga regjisori korean Paak Chan-wook, i cili fitoi çmimin Palma e Artë për regji në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2022 dhe ishte një kandidat i Koresë së Jugut për çmimin Oscar  në vitin 2023.

 

Park Chan-wook (1963) është një nga regjisorët më të rëndësishëm të kinematografisë bashkëkohore koreane dhe filmat e tij ZONË E PËRBASHKËT E SIGURISË (2000), SIMPATIA PËR Z. HAKKRIMI (Sympathy for Mr. Vengence, 2002), OLDBOY (2003), ETJE (2009), SHËRBRETORE (Handmaiden, 2016) dhe të tjerë janë ndër filmat koreanë më të vlerësuar jo vetëm nëpër festivalet vendase dhe aziatike, por edhe në festivalet e filmit në mbarë botën.

 

VENDIMI PËR TU LARGUAR është një dramë krimi, në të cilën një detektiv që hulumton vdekjen e një burri, bie në dashuri me gruan e të ndjerit, edhe pse ai e konsideron atë të dyshuarin kryesor. Në hetimin e vrasjes ndërthuren pasioni, gënjeshtra dhe paqartësitë.

 

Filmi shfaqet për herë të parë në Shkup dhe hyrja do të jetë falas – pa rezervime, sipas sistemit “i pari i ardhur, i pari shërbehet”. Filmi nuk rekomandohet për fëmijët nën 15 vjeç.