Më 22 dhe 23 shkurt, në orën 20:00, në Kinotekë do të shfaqet filmi dokumentar muzikor i metrazhit të gjatë “Pero Lovshin – Ti mundesh”, i cili tregon historinë e Pero Lovshit, një nga punk rock-erët e parë në Europën Lindore. Mysafiri i veçantë do të jetë pikërisht Pero Lovshin. Ai, si krye-vokalist i Pankrtëve, me tekstet dhe aktivizmin e tij, ka shënuar një periudhë të tërë në historinë e Sllovenisë.

 

Ngjarja është organizuar nga Qendra sllovene – Shkup dhe Kinoteka, në kuadër të ditës së Preshernovit.

 

Regjia e filmit është e Jani Severit, i cili është edhe autor i skenarit së bashku me Stojan Pelkon. Roli i Lovshit është interpretuar nga Big Foot Mama, ndërsa rolin e Profesorit të Çmendur të Bluesit e ka luajtur Prismojeni. Filmi dokumentar muzikor i metrazhit të gjatë tregon historinë e Pero Lovshit, një nga punk rock-erët e parë në Europën Lindore. Mysafir i veçantë në këto shfaqje do të jetë vetë pikërisht Pero Lovshin. Ai, si krye-vokalist i Pankrtëve, me tekstet dhe aktivizmin e tij, ka shënuar një periudhë të tërë në historinë e Sllovenisë. Nën regjinë e Jani Severit, filmi shtrin periudhën e anarkizmit dhe rebelimit në vitet ’70, pavarësinë e Sllovenisë, demonstratat në qendrën e Lubjanës, deri te pjesëmarrja në UEFA Euro 2000 në Amsterdam.

 

Pankrtët, themeluar në vitin 1977, në një fshat të vogël në periferi të Lubjanës, me shum gjasa janë grupi i parë punk-rock në bllokun lindor të asaj kohe, pasperdes së hekurt. Në fillim, ata luajtën kopertina të grupeve të njohura punk dhe rock si Sex Pistols, The Clash, New York Dolls. Ata ishin pjesë e përmbledhjes tashmë legjendare Novi Punk Val. Në vitin 1980, ata publikuan projektin e tyre të parë të gjatë, albumin në vinil “Dolgcajt”. Të njohur për tekstet dhe komentet e tyre angazhuara  socio-politike, Pankrtët u bënë një grup kult në territorin e ish-Jugosllavisë. Albumi i tyre i dytë “Državni ljubimci” pati një pranim të shkëlqyer nga kritikët dhe publiku, si dhe u shpall albumi jugosllav i vitit.

 

Në vitin 1996, ata u paraqitën si grup mbështetës përpara idhujve të tyre, Sex Pistols, gjatë koncerteve në Slloveni. Ata janë edhe pjesë e dokumentarit të njohur rock “Sretno dijete” në produksion të Rajko Grliq-it.