RETROSPEKTIVA E FILMIT KLASIK SLOVAK është një mundësi vërtet e rrallë për audiencën e filmit maqedonas që të marrë një pasqyrë thelbësore për historinë e një kinematografie relativisht të afërt, siç është ajo sllovake. Siç tregon edhe emri i retrospektivës, është një përzgjedhje e klasikëve të kinematografisë sllovake nga periudha e Çeko-sllovakisë komuniste. Bëhet fjalë për filma që janë përfaqësues të zhvillimit të kinemasë sllovake, që kanë lënë një ndikim të madh te kineastët bashkëkohorë sllovakë ose kanë marrë një status kulti. Kjo retrospektivë është një përzgjedhje e larmishme dhe emocionuese filmike. Përfshin filma të llojeve dhe zhanreve të ndryshme (artistikë, dokumentarë, të animuar dhe filma të shkurtër).

 

23 MARS (E SHTUNË) ora 20:00.

Dokumentari i metrazhit të gjatë i vitit 1972 nga Dushan Hanak, FOTOGRAFI NGA BOTA E VJETËR (Obrazy starého sveta/Pictures of the Old World) portretizon njerëzit që jetojnë në skajet e shoqërisë. Filmi FOTOGRAFI NGA BOTA E VJETËR në vitin 2000 u votua nga kritika sllovake si filmi më i mirë sllovak i të gjitha kohërave. Gjithashtu do të kemi mundësinë të shikojmë dokumentarët e shkurtër NA ERDHI SHATERLANDI I VJETËR (Prišiel k nám Old Shatterhand) me regji të Dushan Hanak dhe filmi UDHËKRYQ (Križovatky/Crossroads) me regji të Ladislav Kudelka. Këta janë filma që përshkruajnë kohën moderne të Çeko-sllovakisë komuniste.

 

25 MARS (E HËNË) ora 20:00.

NGJARJA E KOS BARNBASHIT (Prípad Barnabáš Kos/Rasti Barnabáš Kos) i vitit 1964, me regji nga Peter Solan, është një komedi satirike në stilin e veprave më të mira të valës së re çeko-sllovake. Filmi kritikon hipokrizinë në shoqërinë sllovake të asaj kohe dhe ilustron pasojat tragji-komike të ngritjes dhe rënies së një muzikanti të ndërgjegjshëm.

 

 

 

 

26 MARS (E MARTË) ora 20:00.

VITET KRYESORE (Kristove roky/The Prime of Life) është filmi debutues i regjisorit Juraj Jakubisko, një prej regjisorëve më të mirë dhe më produktivë sllovakë me mbi 15 filma dhe ME një karrierë 40-vjeçare (në vitin 2000 ai u votua si regjisori më i mirë sllovak i shekullit të 20-të). Filmi është shumë i ndikuar nga vala e re franceze dhe tregon për jetën e pakuptimshme të një artisti të ri në Pragë.

 

28 MARS (E ENJTE) ora 20:00.

Do të njihemi me veprën e Viktor Kobel, një autor i gjithanshëm – skenarist, regjisor dhe animator dhe themelues i animacionit sllovak. Do të shohim filmin e tij të vetëm me metrazh të gjatë të animuar (gjithashtu i pari film i animuar me metrazh të gjatë sllovak) BANDITI JURKO (Zbojník Jurko/Brigand Jurko). Nga Viktor Kobel do të shikojmë edhe disa nga filmat e tij të shkurtër të animuar: PROMOCION (Postup/Promotion), GJYSHI MISTERIOZ (Tajomný dedo/The Mysterious Old Man) DY SHOKË TË MIRË (Dvaja dobrí kamaráti/Two Good Friends).

 

29 MARS (E Premte) ora 20:00.

KALORËSIT E NATËS (Noční jazdci/Night Riders) është një film i vitit 1982 nga regjisori sllovak me përvojë, Martin Holly. Është një lloj uesterni, një spektakël aventure që zhvillohet në Çeko-sllovaki menjëherë pas Luftës së Parë Botërore.