Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut më 21 dhe 22 nëntor 2022 dhe online përmes platformës speciale të festivalit në Cinesquare.net (nga data 21 deri më 27 nëntor) në kuadër të edicionit të nëntë të “Festivalit në rrota”, do të shfaqen katër filma evropianë. – MARE, DJALI i QELQTË, SIGURIA dhe DJALI I KOZMOSIT.

Programi i festivalit përfshin katër filma për të gjithë familjen, ndërsa fëmijëve dhe të rriturve në mbarë Maqedoninë u mundësohet të shijojnë filma cilësorë nga kinematografia e re evropiane.

Orari i filmave në Kinotekën e Maqedonisë:

21.11.2022, ora 15:00 – shfaqja e filmit zviceran “Mare”

21.11.2022, ora 18:00 – shfaqja e filmit për fëmijë “Djali i qelqtë”

22.11.2022, ora 15:00 – shfaqja e filmit zviceran “Siguria”

22.11.2022, ora 18:00 – shfaqja e filmit për fëmijë “Djali i kozmosit”