Nga data 21 deri më 27 qershor në Kinotekë do të mbahet java e filmave dokumentarë të Bullgarisë. Në shtatë mbrëmjet kushtuar autorëve të epokës së re të dokumentarëve të kinematografisë bullgare, si dhe autorëve klasikë, do të keni mundësinë të shikoni 10 filma të metrazhit shkurtër, si dhe atij të gjatë.
Autorët e filmave nga kjo përzgjedhje janë: Stanislav Donçev, Jordan Todorov, Borislav Kolev, Andrey Paounov, Svetoslav Stojanov, Kosta Bikov, Tonislav Hristov, Eldora Trajkova, Panço Cankov dhe Anri Kulev.
Producentja Marticka Bozilova, skenaristja Petja Aleksandrova dhe kritiku dhe historiani i filmit Rosen Spasov do të jenë mysafirë të këtij programi kinematografik dhe publiku do të ketë mundësinë të bisedojë me ta pas shfaqjes së filmave.
Petya Aleksandrova është një kritike filmi, media dhe arti, historiane dhe teoriciene, pedagoge në Universitetin e Ri bullgar. Ajo punoi si redaktore në radio dhe televizion dhe në disa gazeta. Ajo është autore e katër monografive (“Shqetësimet e titullit”, “Të përhumbur në shikim”, “Tregime kalimtare të kulturës dhe komunikimit”, “Përparësitë dhe sfidat e formave të shkurtra”), botime të shumta në shtypin e specializuar dhe periodik, skenare për emisione televizive (“E hënë tetë e tridhjetë”, “Ah, këta studentë”, “Magjia e fenerit”) dhe për dokumentarë (“Karxhali, fytyrat e peizazhit”, “Rojtarët e ndërgjegjes sonë”). Në të njëjtën kohë, pas shfaqjes së parë të filmit ROJTARËT E NDËRGJEGJËS SONË, Petya Aleksandrova do të promovojë librin Dokumentari bullgar post-totalitar i Teodora Stoilova – Donçeva (e cila është edhe bashkëskenariste e filmit).
Rosen Spasov (Sofje, 1987), në vitin 2017 doktoroi në Institutin e arteve në Akademinë e shkencave në Bullgari. Ekspert filmi në Departamentin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Arkivit kombëtar të filmit bullgar. Shkruan në mënyrë aktive kritika për një gamë të gjerë mediash të shkruara dhe online; është autor i librit “Celuloid, celuloza dhe retë: Sfidat transmediatike për kritikën e filmit në Bullgari (1989 – 2021)”. Është producent dhe regjisor dokumentarësh të pavarur. Ai është edhe anëtar i Unionit të kinematografisë bullgare, Unionit bullgar të gazetarëve dhe FIPRESCI.
Martiçka Bozhilova është producente filmash dhe pronare e kompanisë së produksionit AGITPROP dhe në këtë retrospektivë ajo përfaqësohet nga disa filma. Me filmin MOS MË PREK me regji të Adina Pintile (i shfaqur së fundmi në Kinotekë gjatë Javës së filmit rumun), fiton çmimin “Ariu i Artë” në Festivalin e Berlinit.
=============================================
JAVA E FILMAVE DOKUMENTARË TË BULLGARISË
21 QERSHOR (e mërkur), ora 20:30.
ROJTARËT E NDËRGJEGJËS SONË
(Стражарите на нашата съвест / Guardians of our conscience)
Film dokumentar, Bullgari
2021, 62 min., kolo, dcp
Regjia: Stanislav Donçev (Stanislav Donchev)
Skenari: Petya Aleksandrova, Teodora Stoilova-Doncheva (Petya Aleksandrova, Teodora Stoilov)
Të ftuar në shfaqje do të jenë skenaristja Petya Aleksandrova dhe kritiku i filmit Rosen Spasov.
22 QERSHOR (e enjte), ora 20:30.
ËNDROJ MUZIKËN
(Сънувам музика / I dream music)
Dokumentar, Bullgari
1983, 37 min., kolor, dcp
Regjia: Anri Kulev
Skenari: Boris Hristov
Pjesëmarrës: Ivo Papazov, Milço Leviev, Yildiz Ibrahimova (Ivo Papazov, Milcho Leviev, Yildiz Ibrahimova)
NË VJESHTË
(Есенно / Autumnally)
Film dokumentar, Bullgari
1982, 4 min., kolor, dcp
Regjia: Panço Cankov
Skenari: Panço Cankov
PËR NJERËZIT DHE ARINJTË
(За хората и мечките / Of Men And Bears)
Film dokumentar, Bullgari
1996, 54 min., kolor, dcp
Regjia: Eldora Traykova
Skenari: Assen Vladimirov
23 QERSHOR (E Premte), ora 20:30.
BABI BËN FILMA “TË NDYRË”.
(Татко снима мръсни филми / Dad Made Dirty Movies)
Film dokumentar, Bullgari
2011, 58 min., kolor, dcp
Regjisor: Jordan Todorov
Skenari: Jordan Todorov
Mysafire e shfaqjes do të jetë Martiçka Bozhillova, producente.
STOIÇKOV
(Stoichkov / Stoichkov)
Film dokumentar, Bullgari
2012, 57 min., kolor, dcp
Drejtuar nga: Borislav Kolev (Borislav Kolev)
Skenari: Borislav Kolev (Borislav Kolev)
Pjesëmarrës: Hristo Stoiçkov, Johan Cruyff, José Carreras (Hristo Stoichkov, Johan Cruyff, José Carreras)
24 QERSHOR (e shtunë), 20:00h.
PROBLEMI ME MUSHKONJAT DHE TREGIME TË TJERA
(Проблемът с комарите и други истории / The mosquito problem and other stories)
Filma dokumentar, Bullgari / Gjermani
2007, 100 min., kolor, dcp
Regjia: Andrey Paounov (Andrey Paounov)
Skenari: Lilia Topouzova (Lilia Topouzova)
25 QERSHOR (e diel), 20:00h.
PIRATET E FUNDIT TË DETIT TË ZI
(Последните черноморски пирати / The Last Black Sea Pirates)
Filma dokumentar, Bullgari
2013, 72 min., kolot, dcp
Drejtuar nga: Svetoslav Stojanov (Svetoslav Stoyanov)
Skenari: Vanya Rainova (Vanya Rainova)
26 QERSHOR (e hënë), 20:00h.
KINEMA QYTETARE
(Гражданинът Кино / Citizen Cinema)
Film dokumentar, Bullgari
2014, 81 min., bardh e zi/kolor, dcp
Regji: Kosta Bikov (Kosta Bikov)
Skenari: Kosta Bikov (Kosta Bikov)
27 QERSHOR (e martë), 20:00h.
POSTJERI I MIRË
(Добрият пощальон / The Good Postman)
Film dokumentar, Finlandë / Bullgari
2016, 80 min., kolor, dcp
Drejtuar nga: Tonislav Hristov (Tonislav Hristov)
Skenari: Tonislav Hristov, Ljubomir Cvetkov (Tonislav Hristov, Lubomir Tsvetkov)
Pjesëmarrës: Ivan Fransuzov, Angela Jekova, Vangel Jekov (Ivan Fransuzov, Angela Jekova, Vangel Jekov)