Java e filmit frankofon në bashkëpunim me ambasadat e vendeve anëtare të Organizatës ndërkombëtare të frankofonisë dhe me Kinoekën.

Kjo javë tradicionale e filmit frankofon do t’ju mundësojë të zbuloni bukurinë e krijimit të filmave të vendeve frankofone.

Të gjithë filmat janë të përkthyer në gjuhën maqedonase. Një përkthim në frëngjisht ofrohet gjithashtu për filmat nga zonat jofrankofone.

 

Më poshtë shikoni programin e plotë:

 

15 MARS (E Premte) ora 20:00.

Hapja zyrtare me filmin

“Blech-music” me regji nga Francois-Christophe Marzal (2019, 90 min.)

Në fillim të pranverës së vitit 1970, në fshatin e vogël Monshu, zhvillohet një aktivitet i pazakontë. Dhe kjo nuk është për shkak të së drejtës së grave për të votuar, as për shkak të referendumit të rradhës për dëbimin e të huajve, por diçka më e tmerrshme: orkestra e fshatit ka shpërthyer!

Gjysma e fshatarëve thonë se Alojsi është fajtor, për pjesën tjetër Pieri është fajtor. Ky rivalitet do të marrë një dimension politik, muzikor dhe dashurie.

21h 30 I Ekspozita “Filmi vizatimor parizian” nga Jana Maneva Çuposka & Koktej

 

16 MARS (E Shtunë) ora 18:00.

Shfaqja e filmit bullgar “Kopshti i pafund” i Galin Stoevit (2017, 1h:30)

Me përkthim në frëngjisht

Historia tregon jetën e Filipit, i cili ka gjithçka që i nevojitet: një karrierë të suksesshme dhe një të dashur të bukur. Megjithatë, pas vdekjes së prindërve të tij, ai me vite vazhdon të kujdeset për vëllain e tij të ndjeshëm Viktorin.

Nga ana tjetër, luleshitësja Ema do të ndërtojë një miniaturë të bukur kopshti brenda një nate. Përmes këtij kopshti, Filipi zbulon një botë të re që ishte e panjohur për të deri atëherë.

 


16 MARS (E Shtunë) ora 20:00.

Shfaqja e filmit rumun “Liria” nga Tudor Giurigu (2023 1h49)

Me përkthim në frëngjisht

Dhjetor 1989. Revolucioni rumun fillon në qytetin e Sibiut, i cili bëhet një vend përplasjesh të tmerrshme. Si policia ashtu edhe ushtria besnike e Çausheskut u arrestuan dhe u mblodhën në luginën e zbrazët të një pishine. Por si mund të kuptojmë se kush me kë është në një rrëmujë të tillë?

 


18 MARS (E Hënë) ora 20:00.

Shfaqja e filmit shqiptar “Delegacioni” i Bujar Alimanit, (2018. 1h17)

Me përkthim në frëngjisht

Historia zhvillohet në Shqipërinë e vitit 1990, kur vendi duket se po shkon më shumë drejt demokratizimit, por regjimi komunist vazhdon të jetë në pushtet. Leo, një mësues dhe i burgosur politik, merret nga qelia dhe dërgohet te një berber. Pa asnjë shpjegim, rojet dhe zyrtarët e burgut e fusin në një makinë dhe e përzënë. Pak nga pak historia tregon se nuk është një ekzekutim apo një transferim. Persona të panjohur e çojnë Leon në kryeqytetin Tiranë për të dëshmuar në favor të autoriteteve para një përfaqësuesi të institucioneve politike europiane, por ndërmjet mbërritjes së tij dhe takimit me delegacionin e huaj, gjithçka do të shkojë keq.

 


19 MARS (E Martë) ora 20:00.

Shfaqja e filmit maqedonas “Njeriu më i lumtur në botë” nga Teona Strugar Mitevska (2022, 1h:35)

Bashkëprodhim: Maqedonia e Veriut/ Belgjika/ Sllovenia/ Kroacia/ Danimarka, me Jelena Kordik Kuret, Adnan Omeroviq

Me përkthim frëngjisht

Asja është një grua e pavarur 40-vjeçare që jeton në Sarajevë. Ajo takohet me Zoranin, një bankier 43-vjeçar në një ngjarje takimesh. Por Zoran nuk është aty për të gjetur dashurinë e jetës së tij, por faljen. Gjatë luftës së vitit 1993, Zoran qëlloi qytetin nga ana e kundërt dhe dëshiron të takojë viktimën e tij të parë. Tani, të dy do të duhet të rijetojnë dhimbjen në kërkimin e tyre për falje.

 


21 MARS (E Enjte) ora 20:00.

Shfaqja e filmit belg “Kinds” nga regjisori Olivier Ranger (2022, 1h 55)

Pas shpërnguljes së klientit të tyre më të madh, Misheli dhe Blandini shikojnë biznesin e tyre të vogël duke u fundosur ngadalë ashtu edhe stafi i tyre së bashku me ta. Përderisa ata janë të zënë me idenë se do të humbasin gjithçka, madje edhe shtëpinë dhe njerëzit e tyre të dashur, ata do të marrin befas mbështetje nga Florenti, kontabilisti i tyre dhe Bruno, një nga punëtorët e tyre. Së bashku, të katër do të përpiqen të gjejnë një rrugëdalje nga situata.

 


22 MARS (E Premte) ora 20:00.

Mbyllja e javës së filmit me filmin grek “Ephtychia” të regjisorit Angelos Francis (2019, 2h 03)

Me përkthim në frëngjisht

Një film i frymëzuar nga jeta e një prej poetëve më të shquar grekë. Një grua-artiste e jashtëzakonshme që krijoi një numër të konsiderueshëm vargjesh popullore, të përjetshme.

 


Shoqëruar me ekspozitën e një vepre 30 prej metrash, në galerinë e Kinotekës, nga Jana Maneva Çuposka, vizatuar në rezidencën artistike “La Cité des arts à Paris”.

Njëkohësisht, veprat e saj do të ekspozohen në vitrinën e Institutit francez.