Me rastin e Ditëve të kinemasë së Maqedonisë, në kinemanë “Tushkanac” të Zagrebit, më 23-27 shkurt 2010 dhe në art-kinemanë  “Kroacia”, Rijekë, 25-29 shkurt 2010.

Në një artikull të revistës “DNK”, të botuar nga “Dugo more” me bazë në Rijekë, Marin Lukareviç bën një paralele të mirë mes kinemasë së Rijekës dhe hekurudhës. Të gjitha kinematë në Rijekë, ato që kanë humbur përgjithmonë dhe ato që sfidojnë me sukses kinematë komerciale, janë  në gjendje të rrezikshme pranë hekurudhës. Për ata si Art-Kinema Rijeka, trenat qarkullojnë direkt nën dritaret e zyrave.Në hapjen e Ditëve të Kinemasë së Maqedonisë, kur para filmit kryesor në vend të lajmeve klasike filmike u shfaq një kopje e restauruar e regjistrimeve filmike të vëllezërve Manaki, që lidhin fillimet e filmit në Ballkan, fërshëllima e trenit që kalonte pranë Art-Kinemasë u dëgjua pikërisht në momentin kur në pëlhurën filmike kaloi një tren me koka kurorëzuara që e kanë vizituar Manastirin.Kjo ishte ndoshta hera e parë dhe e vetme që një film pa zë i vëllezërve Manaki mori versionin e tij zanor. Por, këtu nuk përfundon rrëfimi ynë për trenat që në Ditët e Kinemasë së Maqedonisë përfunduan kryesisht në binarët e verbër hekurudhorë, si dhe  jetët e protagonistëve të tij.Në filmin ILUZION (2004) të Svetozar Ristevskit, trenat e mallrave pothuajse duket se kalojnë nëpër oborrin e shtëpisë së heroit. Duke ikur nga një baba pijanec, një nënë e cekët në mendje, një motër e përdalë dhe ngacmuesit në shkollë, të udhëhequr nga djali i një oficeri policie lokale, që përmasat e kokës i ka si një derr. Protagonisti i tij 12 vjeçar gjen strehën më të sigurt në varrezat e trenave, në binaret të humbur dhe të tejmbushura me barëra të këqija.”Shpresa është më e keqja nga të gjitha të këqijat, sepse ajo zgjat vuajtjet njerëzore.”Struktura e përgjithshme e filmit mbështetet në citatin e Niçes, i erëzuar me melankolinë e Satit (Gnossiennes) dhe një galeri personazhesh të humbur që ngjallin shpirtin e Kosta Racinit, ai poeti i pazakontë i mungesës së shpresës dhe mjerimit rinor. Motivi i “dhunës së bashkëmoshatarëve” është tejet plastik.Dhe shndërrimi i një djali të ndjeshëm në njeri të dhunshëm do të rezultojë me një fund tragjik, pasiqë  autori e vendos të gjithë çështjen në një kontekst politik, sepse vrasja ndodh pasi himni i Maqedonisë luhet në një shfaqje shkollore.Ristevski nuk i jep heroit asnjë mundësi për të dalë nga situata e tij e vështirë, për ta rënduar atmosferën me një dozë të padurueshme pesimizmi dhe dëshpërimi.Një marrëdhënie e ngjashme midis një babai pijanec dhe djalit të tij është e pranishme në filmin e mrekullueshëm me metrazh të shkurtër të Igor Ivanov – Izit “БУБАЧКИ“ (INSEKTE) në vitin 2004. Në të cilin protagonisti i tij, një djalë i rritur i punësuar në një fabrikë për mbushjen e shisheve, mëson për vdekjen e babait të tij. Atë që e bëri Ristevski i ngadalshëm në 103 minuta, Ivanov e sublimoi në 15 minuta.Binarët dhe gurët e tyre nën të cilët fëmija, si një koleksionist i pasionuar i insekteve, kërkon eksponatet e tij, janë sërish këtu si motivi kryesor. Dhe e vetmja mënyrë për të hequr qafe babain e dhunshëm për djalin e ri është të vendosë kthesën e gabuar dhe të shkaktojë një aksident treni. Ashtu si te djali i filmit ILUZIONI, njashtu edhe për djalin nga filmi “БУБАЧКИ” (INSEKTE), ku përsëri treni kalon pranë shtëpisë, hakmarrja i imponohet si e vetmja zgjidhje për të shpëtuar nga realiteti i ashpër.

Megjithëse filmi “ТЕТОВИРАЊЕ” (TATUAZH) nga regjisori Stole Popov i xhiruar në vitin 1991,  riciklon ikonografinë e filmit klasik të burgut dhe e vendos atë në një kontekst politik, sekuencat e tij më të mira hyrëse vendosen pikërisht në stacionin e trenit, ku protagonisti i tij arrestohet vetëm sepse polici dyshohej për çantën e tij gjysmë bosh, ku humori ndërtohet me “saundtrak” i zgjedhur në mënyrë të pazakontë.Përpara se heroi të largohet nga stacioni hekurudhor ku përpiqet të gjejë pak qetësi pas grindjes martesore, gruaja e tij ngrihet nga shtrati dhe ndez radion. Në vend të muzikës së pritur dëgjojmë “The Clash” me “Rock the Casbah”. Ndërsa Popov shikon galerinë e personazheve në stacionin e trenit, të cilët i njohim nga vepra tjetër e tij “GIPSY MAGIC“ (MAGJIA CIGANE) në vitin 1997, ai zëvendëson etno-stereotipet muzikore me rok. Absurdi bëhet motivimi i vetëm dramatik.Problemet ekzistenciale të shoqërisë maqedonase përballë kolapsit të sistemit socialist janë në të njëjtën rrugë me çështjen e besimit (por jo fesë) përmes dy portreteve të Jezusit – tе  dyshi i tij i varur nga droga që vdes në teatralitetin e tepruar të kuadrit dhe tatuazhi i tij në gjoks të heroit. Sepse, “milicia” vret jo vetëm Ilijan në fundin tipik holivudian, por edhe Jezusin e tij të bërë tatuazh, direkt në gjoks.

Ashtu si personazhi i policit të dhunshëm nga filmi ILUZIONI (Dejan Acimovi) edhe personazhi i rojes mizore në filmin „ТЕТОВИРАЊЕ“ (TATUAZH) po bëhet një mishërim i brutalitetit të shtetit policor. Megjithatë, viktima më e madhe e dhunës në burg është autostopisti shqiptar që ndodhi në vendin dhe në kohën e gabuar.

Por bashkëskenari Mirko Kovac është mbi të gjitha një shkrimtar i angazhuar politikisht dhe shoqërisht, ndaj kjo mund të shihet në çdo pore filmi, ndonjëherë edhe në stereotipe të panevojshme (personazhi i pashmangshëm i një “tezeje” burgu i rezervohet grekut që merr pseudonimin Pederakis, që ndoshta është fyerja më e madhe që mund t’i atribuohet njerëzve që nuk reshtin së debatuari me Maqedoninë për kontestin me emrin).

Krahas personave “gеј” dhe femrave, në ditët e Kinematografisë së Maqedonisë më keq kanë kaluar macet dhe disa shqiptarë. Në filmin “TЕТОВИРАЊЕ” (TATUAZH), macja përfundon e varur në oborrin e burgut, dhe në filmin “ПРЕД ДОЖДОТ” (PARA SHIUT) në vitin 1994 nga regjisori  Millço Mançevski, macja përfundon e vrarë në çatinë e nxehtë ballkanike prej kallaji – “Është e pafalshme!”, shkruan Aldo Paquola pas  premierës në Qendrën Kulturore Kroate (HKD) në Rijekë.

Mançevski harmonizoi në mënyrë poetike dhe natyralizmin e filmit të zi, dhunën ballkanike në përleshjet dhe jotolerancën e maqedonasve dhe shqiptarëve, si dhe mesazhet universale të humanizmit, dashurisë, miqësisë dhe mirësisë tragjike (prifti ortodoks që është betuar për heshtje në manastir fsheh një të re shqiptare që ikën nga një hakmarrje gjaku).

Por për të lajkatur elitën e bardhë të festivalit që i dha Luanin e Artë, ai ndjek ligjet perëndimore në portretizimin e “thertores ballkanike” si një bastion i konfliktit fisnor në të cilin të gjithë janë njëlloj fajtorë.

Por ndërsa Mançevski punëson dy aktorë të huaj të shquar, Catherine Cartridge që u largua para kohe dhe asketin Gregoire Kolan, Antonio Mitriqeski punëson Robert England në filmin „КАКО ЛОШ СОН“ (SI ËNDËRR E KEQE) xhiruar në vitin 2002, i cili është vendosur në një makth, në MAKTH NË RRUGËN E PISHAVE (A Nightmare in Elm Street, 1984), do të thotë edhe një tjetër makth, ndërsa sallën e studentëve e kthen në teatër, duke u dhënë studentëve një leksion mbi fajin dhe të keqen si një recitim i keq shekspirian.

Ashtu sipersonazhi “Pederakis” në filmin “ТЕТОВИРАЊЕ” (TATUAZH), këtu kemi imazhin e një “pederasti tragjik” të dashuruar me personin e gabuar. Ndonëse Zagrebi po bëhet si çdo qytet tjetër evropian, lagjja e tij imagjinare e fenerëve të kuq me tranvestitë dhe prostituta në vitrinat e dyqaneve, që ndodhet pak hapa larg Kaptolit, po bëhet gazmore. Por viktimat më të mëdha në film janë ende gratë. Te Mitriqeski dhe Dukovski ka dy lloje femrash: “Penelope” dhe “shenjtore”.

E para është në pritje të bashkëshortit të saj, i cili kthehet nga thertorja e Ballkanit dhe përdhunohet menjëherë, dhe e dyta shfaqet në qelinë e heroit të veshur si Nënë Tereza, si engjëlli i filmit “ENGJËJ NË AMERIKË” (Angels in America (dramë) e Toni  Kushnerit).

Por dramaturgu Dejan Dukovski nuk resht së shkruari atë “hemorroide ballkanike në bythën e botës” nga drama “БУРЕ БАРУТ” (BURE BARUT) në vitin 1998, e cila u përshtat në film të Goran Paskaljevic , në të cilin ndërthuren si në një ëndërr të keqe fatet tragjike të të dëshpëruarve në mallkimin e tyre antropologjik ku Mane i Manojloviçiz kthehet në Beograd nga diaspora e Parisit dhe i kërkon një taksisti nga aeroporti që ta çojë në një kishë për të ndezur një qiri për shpirtrat e të vdekurve. Tani Satani i Manojloviçit po kthehet në rajonin e Maqedonisë nga një luftë tjetër ballkanike. Ndoshta ai nuk e priste që ajo hemorroide të ishte aq e keqe saqë as operacioni më i saktë nuk do mund ta shkatërrojë.

Prandaj, në vend të kirurgjisë klasike, operacioni kryhej me forca kyçe. Prandaj, të gjithë përpiqen të fshijnë nga nën ndërgjegjja përvojat e tyre traumatike duke arkivuar të kaluarën e përgjakshme në sirtarin e një ëndrre të keqe. Vetëm përgjigja e pyetjes: „Маме му ебам, кој прв почна?“ (Ia kalërofsha nënën, kush ia filloi i pari?) siç shkruhet në titullin origjinal të dramaturgut – në filmin BURE BARUT, ai përpiqet ta gjejë në ringun e boksit. Ndeshja do të përfundojë me vrasje. Vrasësi hip në një tren dhe kryen vetëvrasje, duke shpërthyer një bombë në dhomëzën ku ndodhet vajza që po udhëton për të vizituar djalin e sapomobilizuar. Trenat, pra, mbeten konstante në këtë zonë, përveç se në Paskaljeviç ata zëvendësohen me autobusë të qytetit dhe varka lumore me orkestra të plota simfonike.

Tek regjisori Branko Gapo në filmin ВРЕМЕ, ВОДИ (KOHË, UJËRA) në vitn 1980, lumi bëhet shkak i përçarjes. Ndonëse është filmuar 30 vite më parë, ai po bëhet më aktual se kurrë, si një tregues i llogaritur i kohës kur uji do të kthehet në arë të thatë. Heronjtë e tij, fshatarët e Sushevës, të cilët përballen me mungesën e ujit të nevojshëm për mbijetesë, me bekimin e priftit ndryshojnë drejtimin e lumit dhe fillojnë të vjedhin ujin nga fshati fqinj Kamenovo, vetëm që tani fshatarët janë zëvendësuar me më shumë. Korporata të fuqishme shumëkombëshe.

 

Filmi i Gapos është i vetmi që është larguar disi nga pashpresa dhe dëshpërimi i përgjithshëm që dominonte Ditët e Kinemasë së Maqedonisë. Kjo është arsyeja pse programit i mungonin disa forca të reja që do të injektonin pak rastësi lozonjare dhe do ta çlironin atë nga çakëlli teatror. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Atanas Georgiev dhe dokumentarin e tij “ПЛАТИ И ЖЕНИ” (PAGUAJ DHE MARTO) xhiruar në vitin 2008. Heronjtë e të cilëve rruga i kishte çuar edhe në Vjenë, ku ata janë ndalur në purgatorin midis ferrit tranzicional maqedonas dhe parajsës së premtuar austriake, në të cilën përpiqen të hynë duke blerë një grua për disa mijëra euro.

Në vend të dasmës së zhveshur me daulle që shikon Mitriqeski, Georgievski na tregon fustanet e nusërisë në vitrinat e dyqaneve që qëndrojnë sikur janë në ndonjë hapësirë ​​të paarritshme. Është një film maqedonas që na pëlqen më shumë. Përktheu nga maqedonishtja: Miranda Alla Reçi. Lekturoi: Arsim Leskovica [1] Teksti u botua me lejen e botuesit “Shoqata Kroate e Filmit” dhe autorit Dragan Rubesha

[2] Dragan Rubeša , Životi na sporednom kolosijeku – Povodom Dana Kinoteke Makedonije u kinu Tuškanac, Zagreb, 23-27. ožujka 2010. i u Art-kinu Croatia, Rijeka, 25-29. ožujka 2010. Hrvatski filmski ljetopis