Kinoteka e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbështetur nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit ERASMUS +, është nikoqire e projektit të quajtur Dhe… Aksion! Partnerët në këtë projekt janë: Shoqata për arsim në fushën e shkencave natyrore, arteve dhe arkitekturës (Slloveni), Irig Qyteti Im (Serbi), Shoqata Extremundo (Spanjë) dhe Shoqata tradita, arsimi, historia dhe kultura (Bullgari). Projekti … dhe Action!, projekt arsimor, ka disa faza zhvillimi, të cilat zhvillohen paralelisht me zhvillimin e dy produkteve intelektuale dhe trajnime paralele për krijimin e videove në ndihmë të mësuesve/profesorëve në arsimin fillor dhe të mesëm. Trajnimet përveç nesh do të zhvillohen edhe në tre shtete të tjera: Spanjë, Bullgari dhe Slloveni, ku do të marrin pjesë mësues/profesorë nga të gjitha vendet partnere.
Trajnimi i parë për krijimin e video përmbajtjeve për arsim u mbajt në vendin tonë, në Veles, ku morën pjesë 20 pjesëmarrës nga të gjitha vendet partnere, të cilët ndoqën një trajnim shtatëditor. Ata u trajnuan për të krijuar video, mësuan se çfarë të kërkonin gjatë krijimit të atyre videove edukative, çfarë mjetesh të përdornin, etj. Trajnimi u zhvillua nga 23 deri më 30 gusht në Veles. Trajnues kryesor dhe autor i trajnimit ishte regjisorja jonë e njohur Maria Xhixheva, ndërsa në trajnim e ndihmuan Ilija Pavlov dhe Filip Lafazanovski, bashkëpunëtorë të Kinotekës. Trajnimi u pasurua me prezantimet e: prof. Dr Rosalina Popova Koskarova, prof. Dr. Atanas Çuposki, MSc Arsim Leskovica dhe MSc Aleksandar Trajkovski. Vlladimir Angelov mbajti një ligjëratë para pjesëmarrësve të trajnimit, gjatë vizitës së tyre në Kinotekë, për rëndësinë e Kinotekës dhe fondin e madh të filmave shkencorë dhe edukativë që ajo posedon, që ishte arsye e drejtpërdrejtë për zhvillimin e kësaj iniciative, d.m.th. projekti.