Kinoteka e R. Maqedonisë së Veriut këtë vit është pjesë e projektit “FilmED”, i cili synon të zhvillojë dhe zbatojë programe trajnimi për mësues dhe edukatorë të cilët do të fitojnë njohuri dhe praktikë për zbatimin e edukimit filmik për qëllime mësimore.

Koordinator i projektit “FilmED” është Instituti Gete në Pragë, Çeki, ndërsa partner në realizimin e projektit, përveç Kinotekës së R. Maqedonisë së Veriut dhe Institutit Gete në Shkup, janë edhe Qendra për kulturë dhe film “Andrzej Vajda” nga Polonia, organizata jofitimprurëse për filmin informal dhe edukimin audiovizual “Krutónz” nga Republika Çeke, Instituti kombëtar i filmit – Arkivi i filmit të Hungarisë si dhe “Kino Usmev” nga Sllovakia Të gjithë partnerët në projekt janë nga vendet e Evropës qendrore-lindore dhe juglindore, një rajon që përballet me sfida të përbashkëta dhe në të cilin edukimi filmik aktualisht ka relativisht pak përfaqësim.

Projekti “FilmED” synon të targetojë organizatat kulturore dhe arsimore të vogla dhe të mesme që punojnë me pasurinë audiovisual edhe ka për qëllim të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve të tyre, t’i mbështesë ata në ndarjen e ekspertizës së tyre audiovizive me edukatorët dhe mësuesit, dhe në fund t’u mundësojë atyre të zhvillojnë dhe ofrojnë trajnime të tyre për përhapjen e kulturës së filmit. Sfida më e madhe në arritjen e këtyre synimeve është mungesa e njohurive dhe udhëzimeve, si dhe mungesa e trajnimit praktik të edukatorëve dhe mësuesve që do të mund të integronin edukimin filmik në programet e tyre arsimore.

Duke integruar edukimin filmik dhe praktikat konkrete të filmit, projekti “FilmED” do të mundësojë zhvillimin e një publiku përpara së gjithash të ri, i cili përmes promovimit të filmit europian do të kenë mundësinë të njihen me trashëgiminë e filmit europian.

“FilmED” tashmë ka filluar punën dhe në takimin e parë me partnerët, të mbajtur më 27 dhe 28 shkurt në Institutin Gete në Pragë, u përcaktua metodologjia e punës dhe u prezantua punëtoria e filmit FILMAY, e cila nga shtatori deri në fund të vitit duhet të realizohet edhe në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut. Kjo punëtori – klasë filmi është e dedikuar për të rinjtë do të ofrojë edukim në fushën e trashëgimisë filmike dhe audio-vizuale, pas së cilës pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri themelore për artin filmik dhe praktikave filmike në mënyrë që të mund të shprehen në mënyrë krijuese, të përcjellin ide dhe informacione në mënyrë audio-vizuale, duke përdorur mjete shprehëse vizuale. Nën mentorimin e profesionistëve të filmit, të rinjtë pjesëmarrës do të xhirojnë filmat e tyre të shkurtër me tema të ndryshme, të cilët do të shfaqen për publikun e gjerë në një shfaqje premierë në fund të këtij projekti, në sallën e kinemasë së Kinotekës. Kjo punëtori është vetëm faza fillestare e realizimit të “FilmED”, në kuadër të të cilit do të zhvillohen më shumë trajnime dhe punëtori në vendet partnere, pjesëmarrëse në projekt.

Projekti mbështetet financiarisht nga Agjencia ekzekutive për edukim dhe kulturë (EACEA) me qendër në Bruksel, e cila menaxhon një pjesë të programeve të Komisionit Evropian për financimin e projekteve dhe inicativave në fushën e arsimit, kulturës, medias, sportit, të rinjve, qytetarëve dhe ndihmës humanitare.