NETËT E FILMIT SUEDEZCIKLI I DOKUMENTARËVE

 

“Filmat skandinav të japin përvoja dramatike, estetike të mahnitshme. Në këtë vend ekziston një traditë e fuqishme e dokumentarëve të suksesshëm, duke filluar me Mods Trilogy, një trilogji dokumentarësh krijuar nga Stefan Jarl dhe Jan Troell. Në serinë e filmit, ata paraqesin jetën e djemve të rinj dhe rebelëve të Stokholmit, në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë. Dëshmia e fundit për cilësinë e dokumentarëve suedezë është ‘Kërkimi për Sugar Man’, një bashkëprodhim suedezo-britanik nga viti 2012. Autori i filmave, Malik Bendjellou, u nderua me çmimin Oscar pikërisht për këtë realizim. Përveç të gjithave, dokumentarizmi gjithmonë ka qenë “kushërinj i varfër” në industrinë e zhvilluar filmike të Suedisë.”

Me qëllim të përkrahjes dhe zhvillimit të dokumentarizmit, në Stokholm organizohet “Tempo Documentary Festival”, i cili përkrah projektet që ndryshe nuk do të shfaqeshin në kinematë komerciale. Festivali ka karakter garues, duke ndarë çmimin “Tempo Documentary Award” për dokumentarin më të mirë, në bashkëpunim me Institutin Suedez të Filmit dhe qytetin e Stokholmit.

“Historia e skandalit të disa politikanëve të njohur të përfshirë në një rrjet prostitucioni në vitet ’70 të shekullit të kaluar, të quajtur ‘Eat, Sleep, Die’ ose ‘Call Girl’, janë një histori dokumentarësh provokues që konfirmojnë se në Suedi nuk ka mëshirë për skandalet e figurave publike, veçanërisht ata që paguhen nga buxheti shtetëror, që financohen nga qytetarët, taksapaguesit.”

“Dokumentari i cili meriton vëmendje është ‘Everyone Is Older Than I Am’. Autorit Martin Wehderberg iu deshën katër vite të plota për të përfunduar projektin. Filmi është një prezantim poetik i marrëdhënieve mes disa brezave krijuesish nga e njëjta familje.”

Dokumentaristët suedez, përmes prizmit kritik, perceptojnë jo vetëm shoqërinë e tyre, por zbulojnë edhe fatet personale të individëve nga shtrimet sociale të ndryshme që në të kundërt nuk do të ishin vërejtur nga publiku.

Seleksionimi i filmave dokumentarë që do të kemi privilegjin ti shohim, konfirmon vërtetësinë e faktit të palëkundshëm se filmi i ri suedez dokumentar është i pasur me ngjarje intriguese, të pasqyruara në mënyrë origjinale në ekranin e madh. Ne besojmë se kjo jo vetëm që do të vazhdojë, por edhe do të arrijë shkallët më të larta të cilësisë.

 

 

“KRENARI DHE PARAGJYKIME” – HISTORI FILMI QUEER

(Fördom & stolthet – en queer filmhistoria)

Film dokumentar, Suedi / Finlandë / Islandë

2022, 100 minuta, kolor, DCP

Regjisori: Eva Beling

Skenari: Eva Beling

Pjesmarrës: Harriet Andersson, Liv Ullmann, Levan Akin, Greta Garbo, Ingrid Bergman

 

Kategoria e moshës: 16 vjeç

Bileta: 150 denarë

 

 

 

10 GUSHT (E Enjte), ora 20:00.

 

HISTORIA – QEPJE PËR SAPMIN

(Historjá – Stygn për Sápmi)

Dokumentar, Suedi

2022, 97 min., kolor, DCP

Regjia: Thomas Jackson

Skenari: Thomas Jackson

Pjesëmarrës: Britta Marakatt-Labbajohn, Isaac Labba

 

Kategoria e moshës: 16 vjeç

Bileta: 150 denarë

 

 

11 АВГУСТ (E Premte), ora 20:00.

 

FËMIJËT E ARMIKUT

(Children of the Enemy)

Film dokumentar, Suedi/Danimarkë

2021, 97 min., kolor, DCP

Regjisor: Gorki Glaser-Müller

Skenari: : Gorki Glaser-Müller

Pjesmarrës: Patricio Galvez, Clive Stafford Smith, Isabel Coles

 

Kategoria e moshës: 16 vjeç

Bileta: 150 denarë

 

 

 

 

12 GUSHT (E shtunë), ora 20:00.

 

KORI – NJË TREGIM I KORIT KISHTARË TENSTA

(Kören – En film om Tensta Gospel Choir)

Film dokumentar, Suedi

2021, 97 min., kolor, DCP

Regjia: Amanda Pesikan

Skenari: Amanda Pesikan

Pjesmarrës: Kori Tensta Gospel

 

Kategoria e moshës: 8 vjeç

Bileta: 150 denarë

 

 

14 GUSHT (E HËNË), ora 20:00.

 

SABAYA

(Sabaya)

Film dokumentar, Suedi

2021, 90 min., kolor, DCP

Regjia: Hogir Hirori

Skenari: Hogir Hirori

 

Kategoria e moshës: 16 vjeç

Bileta: 150 denarë