Bojan Stanishiq – v.d. drejtporin

Bojan Stanishiq është menaxher kulturor, distributor dhe drejtor programi me 15 vjet përvojë. Nga viti 2009 deri në vitin 2012 ka punuar në MKC si menaxher i programeve filmike, i ngarkuar me përgatitjen e programit filmik të kinemasë “Millenium” dhe “Frosina”. Merr pjesë edhe në organizimin e projekteve të MKC-së: “Teatri i hapur i të rinjve”, “Bela Noq”, “Zdravo Mladi” dhe ngjarje të tjera nga programi i MKC.

 

 

Në periudhën 2009-2014 menaxhon dhe organizon festivalin për muzikë bashkëkohore elektronike, media të reja dhe teknologji “Desonanz” në bashkëpunim me Institutin “Goethe” në Shkup.

Në vitin 2012 u punësua si drejtor marketingu në kinemanë e sapohapur Cineplex dhe njëkohësisht punon edhe në MCF MKD, si distributor i filmave në rajon, ku në periudhën 2013-2017 ishte përgjegjës për menaxhimin e shpërndarjes së filmave nga “20th Century Fox”, studio “Sony” dhe “Walt Disney” në Maqedoni. Gjithashtu është menaxher në terren për distribuimin e filmave për Kosovë dhe Shqipëri.

Në vitin 2013 mori pjesë në konferencën ballkanike të distributorëve të “20th Century Fox” në Beograd, Serbi, të organizuar nga MCF & MegaCom.

Në vitin 2017 është punësuar në Kinotekën e Maqedonisë si redaktor programi përgjegjës për përgatitjen dhe realizimin e programit filmik, si dhe organizimin dhe mbikëqyrjen e punës së kinemasë dhe të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me promovimin e filmave dhe organizimin e ngjarje të ndryshme filmike. Si redaktor programesh në Kinotekën e Maqedonisë, merr pjesë në disa seminare/trajnime: “Festivali II Kinema Ritrovato” – seminar për zhvillimin e audiencës filmike në Bolonjë, Itali, 2020; Europa Cinemas Audience Development & Innovation Lab” – trajnim për redaktorët e programeve të “Europa Cinemas” në Bolonjë, Itali; “Transilvania International Film Festival” – një seminar për zhvillimin e audiencës së filmit në Cluj, Rumani, 2021.

Është producent i filmit me metrazh të shkurtër “POSHTË NGA PARAJSA” (2015). Drejtor në filmin “MITI PËR SARËN” (2011) – film me metrazh të shkurtër etj…

Ndërkohë punon dhe organizon një numër të madh projektesh duke bashkëpunuar me disa institucione kombëtare në fushën e kulturës, produksioneve filmike dhe shoqata civile.

Bashkëpunon me festivalet: Cinedays, si dhe me festivalin ndërkombëtar të kamerës së filmit “Vëllezërit Manaki”, ku është drejtor teknik nga viti 2021 deri në vitin 2023.

Njëkohësisht është aktiv edhe në fushën e distribucionit të filmave maqedonas në Maqedoni.