“Dance with the Cinema 2” është një punëtori filmike ndërdisiplinore në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë së Veriut. Kushdo që dëshiron të shprehet vizualisht mund t’i bashkohet kësaj punëtorie, pavarësisht nga formimi i tyre profesional. Numri maksimal i pjesëmarrësve në “Dance with the Cinema 2” është 20 dhe mund të aplikojë kushdo që është në moshë madhore dhe ka ide për një film me metrazh të shkurtër. Në kuadër të punëtorisë, përveç orëve të mentorimit në skenar, regji dhe montazh, do të sigurohen të gjitha pajisjet e nevojshme teknike filmike për realizimin e ideve tuaja filmike.
Fillojmë nga data 27 Nëntor, ditën e hënë, dhe regjistrimet vazhdojnë në Writing Studio mk.