Jan Kadar është një regjisor filmi çeko-sllovak, i cili mund të mos jetë aq i madh sa Milosh Forman apo Jirzhi Menzel, por ai është një gjigant filmi i gjithanshëm me një filmografi dhe jetë mbresëlënëse dhe të larmishme, në të cilën (ashtu si në filmat e tij) kryqëzohen kultura të ndryshme: çeke, sllovake, hungareze, hebreje dhe amerikane.

 

Ai është veçanërisht i rëndësishëm për filmin çeko-sllovak, më saktë për valën e re të fillimit të viteve 1960, jo vetëm si autor filmi, por mbi të gjitha si pedagog filmi. Jan Kadar ishte profesor në FAMU në Pragë, ku dha mësim për shumicën e regjisorëve që filluan valën e re çeko-sllovake në vitin 1960.

 

Karrierën e tij e filloi pas Luftës së Dytë Botërore me disa filma të shkurtër dokumentarë. Në vitin 1950 realizoi filmin e tij debutues, komedinë KATKA (1950). Më pas vijon bashkëpunimi jashtëzakonisht i frytshëm me Elmar Klos, me të cilin realizon filmat e tij më të mirë. Jan Kadar emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1968, ku u bë profesor i regjisë së filmit (dhe më vonë dekan) në Institutin Amerikan të Filmit në Beverly Hills.

 

Do të kemi mundësinë të shohim një përzgjedhje prej pesë filmash që mbulojnë faza të ndryshme të punës së regjisorit. Këtu janë edhe filmat nga bashkëpunimi jashtëzakonisht e i frytshëm me Elmar Klos. Pavarësisht censurës së Çeko-sllovakisë komuniste, ata arrijnë të bëjnë filma pa kompromis që trajtojnë me guxim dilemat morale të një shoqërie thellësisht të korruptuar, si në të kaluarën ashtu edhe në kohën e tyre.

 

Do të kemi mundësinë të shohim ndoshta filmin e tyre më të suksesshëm SHITORJA NË RRUGËN KRYESORE (Obchod na korze), fitues i çmimit Oskar, për filmin më të mirë të huaj në vitin 1965. Filmi trajton temën e diskutueshme të arianizimit gjatë Luftës së Dytë Botërore në Sllovakinë fashiste, kur nazistët nacionalizuan të gjitha bizneset në pronësi të hebrenjve.

 

VDEKJA QUHET ENGELHEN (Smrt sa volá Engelchen) është një dramë psikologjike në të cilën aktivitetet e partizanëve sllovakë gjatë Luftës së Dytë Botërore tregohen, pa idealizim, në mënyrë desakralistike duke shtruar pyetje komplekse morale.

 

I AKUZUAR (Obžalovaný) është një dramë në sallën e gjyqit që zhvillohet pothuajse tërësisht në sallën e gjyqit dhe zbulon abuzimin e ligjit dhe marrëdhëniet në shumë nivele midis partisë në pushtet dhe gjyqësorit me një aludim për gjyqet politike të viteve 1950, për të cilat filmi u ndalua.

 

DËSHIRA E QUATUAR ANADA (Adrift/Touha zvaná Anada) është filmi i fundit i përbashkët i Jan Kadar dhe Elmar Kloss. Filmi është një romancë përrallore e vendosur në vitet 1920 në kufirin sllovako-hungarez në brigjet e Danubit. Rolet kryesore në film i luajnë aktorët e mëdhenj jugosllav, Rade Markoviq dhe Milena Draviq.

 

GËNJESHTRAT QË MI THA BABAI IM në vitin 1975 është një nga filmat e tij më të suksesshëm të realizuar gjatë fazës së tij të emigrimit. Në të ai i referohet trashëgimisë së tij hebraike, vetmisë dhe vështirësive të jetës së emigrantëve në përgjithësi. Filmi fitoi çmimin Golden Globe për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në 1975.

 

24 SHKURT (E Shtunë) ora 20:00

 

SHITORJA NË RRUGËSN KRYESORE

(Obchod na korze)

Film artistik, Çeko-sllovaki

1965, 128 min., bardh e zi, DCP

Regjia: Jan Kadar, Elmar Klos

Skenari: Ladislav Grosman, Jan Kadar, Elmar Klo (Ladislav Grosman, Ján Kadár, Elmar Klos)

Rolet: Ida Kaminska, Josef Kroner, Hana Slivkova, Martin Holly, Frantishek Zvarik, Martin Gregor

 

Kategoria e moshës: 16 vjeç

Bileta: 150 denarë

 

 

 

 

26 SHKURT (E Hënë) ora 20:00

 

VDEKJA QUHET ENGELHEN

(Smrt sa volá Engelchen)

Film artistik, Çeko-sllovaki

1963, 129 min., bardh e zi, DCP

Regjia: Jan Kadar, Elmar Klos

Skenari: Milosh Faber

Rolet: Jan Kaçer

 

Kategoria e moshës: 16 vjeç

Bileta: 150 denarë

 

 

 

 

27 SHKURT (E Hënë) ora 20:00

 

I AKUZUARI

(Obžalovaný)

Film artistik, Çeko-sllovaki

1964, 90 min., bardh e zi, DCP

Regjia: Jan Kadar, Elmar Klos

Skenari: Vladimir Valenta, Jan Kadar, Elmar Klos

Rolet: Vlado Muller, Jirzhi Menzel

 

Kategoria e moshës: 16 vjeç

Bileta: 150 denarë

 

 

 

28 SHKURT (E Mërkur) ora 18:00

 

DËSHIRA E QUAJTUR ANADA

(Adrift/Touha zvaná Anada)

Film artistik, Çeko-sllovaki, SHBA

1971, 100 min., kolor, DCP

Regjia: Jan Kadar, Elmar Klos

Skenari: Imre Gjongjoshi, Jan Kadar, Elmar Klos

Rolet: Rade Markoviq, Milena Draviq, Paula Pritçet

 

Kategoria e moshës: 16 vjeç

Bileta: 150 denarë

 

 

 

 

29 SHKURT (E Enjte) ora 20:00

 

PER FËRKATARIN TRIM

(O statečném kováři)

Film artistik, Çeko-sllovaki

1983, 78 min., kolor, HD?

Regjia: Petr Shveda

Skenari: Bohumil Steiner, Jaroslav Petrík, Bozena Namcova

Rolet: Pavel Krizh, Jirzhi Not, Jan Kjoner i riu., Vllado Miller, Uilliam Polony, Petr Çepek

 

Kategoria e moshës: 16 vjeç

Bileta: 150 denarë