Veprimtaria hulumtese
E.N. Kinoteka e Republikës së Maqedonisë, përmes projekteve të saja hulumtuese, deri tani ka arritur një masë të dhënash për paraqitjet dhe zhvillimin e kinematografisë së Maqedonisë. Përmes këtyre projekteve në Kinotekë është mbledhur material i rëndësishëm empirik, dokumente dhe filma që janë xhiruar në Maqedoni ose kanë të bëjnë për Maqedoninë në periudhën deri në fund të Luftës së dytë botërore.
Ky tip i projekteve hulumtuese, mund të ndahet në dy grupe: njëra është për organizimin e simpoziumeve ndërkombëtare (ku publikohen vepra e periodika), kurse grupi i dytë është vizita për qëllime hulumtuese në institucionet e ngjashme në veprimtari dhe arkivat në vend dhe jashtë vendit. Në grupin e parë, simpoziumet, bëjnë pjesë ato të vendit: “Fillimet dhe etapa e parë e kinematografisë së pasluftës në Maqedoni”, dhe “Fillimi i dytë i filmit në Maqedoni” (hulumtim interdisiplinar dhe ekipor i produksionit artistik të Maqedonisë përmes organizimit të simpoziumeve), gjithashtu dhe ato ndrëkombëtaret: “Kinematografitë e popujve të vegjël”, “Të ikurit dhe filmi” dhe “Filmi në kontekstin kulturor ballkanik”.
Në grupin e dytë duhet të veçojmë hulumtimet për zhvillimin e kinematografisë reproduktive në periudhën nga viti 1897 deri në vitin 1947, veprimtaria e Institutit për higjienë në Shkup dhe kameramani i saj Stevan Mishkoviq ndërmjet dy luftrave botërore, si dhe hulumtimet në arkivat e filmit në Sofje, Beograd, Zagreb, Bukuresht, Budapest, Romë, Vjenë, Londër, Koblenc, prej nga janë fituar filma interesantë dhe dokumentacion për Maqedoninë, të xhiruar nga ana e xhiruesve të huaj deri në fund të Luftës së dytë botërore.
Përveç kësaj, Kinoteka e Maqedonisë çdo vit ndërmerr projekte hulumtuese afatgjate dhe afatshkurte. Projektet hulumtuese afatshkurte janë xhirimet e bisedave/kujtimeve, dhe mbledhja e memoareve nga pionierët e kinematografisë së Maqedonisë, ku bëjnë pjesë këta emra: Trajçe Popov, Blalgoja Dërnkov, Koço Nedkov, Kiro Billbillovski, Misho Samoillovski, Branko Mihajllovski, Gligor Pakovski, Ilija Millçin, Nikolla Llazarevski, Vojne Petkovski, Nada Geshovska, Meri Boshkova, Dragomir Fellba, Kole Angellovski, France Shtioglic, Nikolla Hristovski, Lubisha Georgievski etj.
Projektet hulumtuese afatgjate sipas rëndësisë së tyre, i ndajmë: “Bibliografia filmologjike”, që përfshin njësitë bibliografike për film nga gazetat dhe botimet periodike nga viti 1895 deri sot, “Veçoritë stilistike dhe metamorfozat e filmit artistik të Maqedonisë”, “Historia e fotografisë në Maqedoni”, “Filmi amator në Maqedoni” dhe “Kinematografia reproduktive në Maqedoni (1897-1947)”.
Numrin më të madh të punimeve shkencore që janë rezultat i hulumtimeve të bëra në Kinotekë, i gjejmë te revista Kinopis, botim i Kinotekës.