Arkivi i filmit

ARKIVI I FILMIT

Në arkivin e filmit (në sektorin për mbrojtje, ruajtje dhe përpunim të filmave dhe materialeve filmike) të Kinotekës së Maqedonisë, mblidhen, ruhen, restaurohen, katalogizohen dhe përpunohen filmat, kryesisht nga produksioni shtetëror. Në arkivin e filmit janë deponuar mbi 6.000 tituj me më shumë se 16.000 kopje (tituj filmash e dokumentacione, fotografi negativ dhe negativ ton, pastaj kopje pune dhe kopje toni), ose mbi 64.000 shirita filmikë nga produksioni shtetëror por edhe i huaj. 

Përskaj fondit nacional filmik (filma të xhiruar në periudhën e kinematografisë së institucionalizar, nga viti 1947 deri sot), në Kinotekë ruhen edhe dy fonde me rëndësi të veçantë, përkatësisht opusi filmik i vëllezërve Manaki (negativet origjinale në shirit nitrat dhe të gjitha kopjet e ruajtura) edhe filmi dokumentar “Maqedonia në fotografi” (1923) nga Arsenij Jovkov (fotografi burimore në shirit pozitiv nitrat dhe kopje të ruajtura). Përskaj tyre, duhet  të përmendet edhe fondi i amatorëve filmikë të paraluftës: Bllagoja Dërnkov, Kirill Minoski, Bllagoja pop Stefanija dhe Sifrid Milladinov.

Kinoteka e Maqedonisë në vitin 2005 është transferuar në hapësira të reja, kurse në vitin 2009, pas rinovimit, u lëshuan në përdorim depot e reja për ruajtjen e filmave dhe materialeve filmike, si edhe materialet jofilmike, të ndërtuara sipas standardeve botërore, me kontrollim 24 orë të temperaturës dhe lagështisë. Në depot për shirit filmik, temperatura është ndërmjet 4 dhe 6оC kurse lagështia ndërmjet 40 dhe 50%, derisa në depot për materiale jofilmike (dokumentacioni i shkruar, fotografi, pllakate, material propagandues, eksponate nga muzeu, si edhe formate elektronike) kushtet janë ndërmjet 18 dhe 20оC dhe 40 e 60% lagështi.

Në vitin 2011, arkivi i filmit filloi me projekt afatgjatë për digjitalizim dhe restaurim digjital të trashëgimisë nacionale filmike, si një lloj mbrojtje dhe rritje të qasjes deri te publiku më i gjerë filmik e kulturor. Deri tani janë digjitalizuar opuset filmike të vëllezërve Manaki, filmi dokumentar “Maqedonia në fotografi”, opuset e luajtura të regjisorëve Stole Popov, Lubisha Georgievski, Millço Mançevski dhe Branko Gapo, si edhe filmat artistikë “Etje” (Жед) nga Dimitrie Osmanli, “Baba (Të mallkuar jemi Irina)” (Татко (Колнати сме, Ирина) nga Kole Angellovski dhe “Haj-faj” nga Vlladimir Bllazhevski. Pas mbarimit të procesit të digjitalizimit, Kinoteka boton DVD edicionin me filma të restauruar.

Kontakt:  Igor Stardellov igors@maccinema.com

Kire Vellkov kirov@maccinema.com