Veprimtaria Publike

Sektori për veprimtari publike kryen aktivitete nga fusha e prezantimit, promovimit dhe shfaqjes së filmave që i posedon Kinoteka, – përmes huazimit të filmave dhe materialeve tjera, si dhe përmes organizimit të retrospektivave, manifestimeve e ekspozitave – si në shtet, ashtu edhe jashtë.

Fototeka

Pjesë e pandashme e produksionit të filmit janë fotografitë filmike, pllakatet dhe materiali tjetër propagandues që ruhet në fototekë. Në të janë mbledhur dhe përpunuar mbi 45.000 fotografi, 607 pllakate, mbi 34.000 materiale propagandistike (katalogje, programe, afishe), 4.800 fotografi në negativ, 1.270 sllajde, 390 skica kostumografie, 155 skica skenografie dhe 380 folia. Ato janë mbi 80.600 njësi – vetëm nga program nacional. Gjithashtu, fototeka e Kinotekës së Maqedonisë disponon edhe me numër të madh pllakatesh dhe material propagandues nga produksioni i huaj.

Kontakt: Sillvana Jovanovska silvanaj@maccinema.com (?!?)

Dokumentacioni i shkruar

Sektori për dokumente të shkruara ka për detyrë të mbledh, ruan dhe përpunon materialet e shkruara dhe dokumentacionin shoqërues nga sfera e filmit: sinopsisë, skenare, libra për xhirim, dialogje dhe dokumente tjera (marrëveshje autoriale, marrëveshje për koproduksion, dokumente personale të autorëve filmikë). Deri tani, në këtë sektor janë mbledhur dhe përpunuar më shumë se 400.000 njësi dokumentesh e materialesh, të vendosura në kutitë e arkivit përafërsisht rreth 200 metra gjatësi.

Kontakt: Millka Kapsarova-Zoksimovska milkakz@maccinema.com (?!?)

Veprimtaria botuese

Mes aktiviteteve tjera të Kinotekës, bie edhe publikimi dhe shtypja e librave nga fusha e historisë dhe teorisë filmike. Deri tash, Kinoteka ka botuar 26 tituj. Kinoteka e boton edhe revistën periodike për histori, teori dhe culture filmike – KINOPIS, e cila del dy here në vit. Përveç kësaj, nga fusha e botimeve elektronike, në vitin 200, Kinoteka e botoi edhe CD-ROM multimedial “Shekulli i filmit në Maqedoni”.

Kontakt: Petar Vollnarovski petarv@maccinema.com (?!?)