Biblioteka

Me themelimin e Kinotekës së Maqedonisë në vitin 1976, fillon me punë edhe biblioteka e specializuar, e vetmja e këtij lloji në vendin tonë me publikime të ndryshme (libra, periodika, revista etj.) nga fusha e historisë së filmit, teorisë dhe estetikës. Në fillim janë porositur 450 tituj literaturë profesionale për film, është caktuar edhe parapegesë për 26 revista botërore për film, kurse fillon edhe përpunimi i lajmeve ditore për filmin në Maqedoni.

Sot në bibliotekë mund të përdoren 4.500 tituj librash dhe periodika filmike, gjithashtu edhe revista të huaja filmike dhe të vendit.

Përveç këtyre titujve, në disponim të gjithë të interesuarve është edhe hemeroteka e pasur me më shumë se 35.500 lajme nga shtypi ditor dhe shtypi periodik (pres kliping), kurse në kohën më të re edhe nga internet portalet. Fondi i bibliotekës paraqet pasuri të veçantë kulturore dhe i shërben jo vetëm hulumtuesve, gjimnazistëve, studentëve, gazetarëve dhe kritikëve filmikë, por edhe publikut më të gjerë kulturor që dëshiron ta zgjerojë kulturën filmike dhe njohuritë për filmin.

Kontakt: Boshko Grujoski  boskog@maccinema.com